Main Article Content

Abstrakti

Qysh në ditët e para të veprimtarisë së saj, administrata e Zogut u përpoq tu jepte zgjidhje efektive disa problemeve të mprehta që ishin shfaqur në vitet 1920–1924, të cilat pengonin konsolidimin e shtetit dhe procesin e afirmimit të kombit shqiptar.
Njëri nga këto probleme ishte ai i konsolidimit dhe kombëtarizimit të sistemit arsimor. Në Shqipëri ende vijonte funksionimi i shumë shkollave të huaja, të cilat frekuentoheshin nga nxënës të kombësisë shqiptare dhe që jepnin një edukatë që nuk shkonte në favor të kultivimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, aq e rëndësishme për forcimin e unitetit kombëtar. Në këtë fushë, vendi po përballej me ndërhyrjen dhe konkurrencën e fuqishme të shteteve të huaja dhe në radhë të parë të shteteve fqinjë, të cilët po përpiqeshin të ruanin privilegjet që kishin pasur gjatë periudhës së sundimit osman në edukimin e rinisë shqiptare.

Article Details

How to Cite
Meta, Beqir. 2025. “PËRPJEKJET PËR KONSOLIDIMIN E INSTITUCIONEVE KOMBËTARE (1925-1935)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/pqdnmc10.

How to Cite

Meta, Beqir. 2025. “PËRPJEKJET PËR KONSOLIDIMIN E INSTITUCIONEVE KOMBËTARE (1925-1935)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/pqdnmc10.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 > >>