Main Article Content
Abstrakti
Në këtë artikull synohet që të jepet një pasqyrim i qartë dhe i
përmbledhur i çështjes së shtetëzimit të shkollave private greke nga
shteti shqiptar në vitet 1930, i qëndrimit të minoritetit grek si dhe i
shtetit grek ndaj kësaj çështjeje. Që në krye të artikullit, autori sqaron
se mbyllja nga qeveria shqiptare e shkollave private, nuk drejtohej
kurrsesi kundër minoritetit grek në Shqipëri, por synimi i shtetit
shqiptar ishte që të pengonte ndërhyrjen dhe presionin në rritje të
qeverisë italiane, por njëherësh edhe të disiplinonte arsimin në
minoritetin grek, të eliminonte ndërhyrjen e hapur greke në këto
shkolla dhe në zonën e minoritetit, veçanërisht, propagandën
antishqiptare që zhvillonin mësuesit e paguar nga Greqia. Pas
ankesës së paraqitur nga grekët në Lidhjen e Kombeve dhe në
Gjykatën e Hagës, kjo çështje merr një drejtim tjetër, dhe autori arrin
në përfundime të rëndësishme lidhur me qëndrimin që mbajti qeveria
shqiptare.
