Main Article Content
Abstrakti
Gjatë viteve 1912-1920 pakica etnokulturore vllahe kishte njohur një proces afirmimi brenda suazave të shtetit shqiptar. Ajo shquhej për marrëdhënie të mira, miqësore me shtetin e ri e popullsinë shqiptare dhe ishte e respektuar prej tyre. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk kishte probleme që diskutoheshin dhe ndikonin në këto marrëdhënie. Më i rëndësishmi prej tyre ishte ai i shkollave vllahe ose rumune. Në kohën e sundimit osman kishte pasur shkolla rumune në Berat, Elbasan e Korçë, të cilat financoheshin drejtpërsëdrejti prej Rumanisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë funksiononin vetëm shkollat e Korçës dhe Shipskës të cilat fillimisht menaxhoheshin nga shteti rumun, ndërsa më vonë ndërhyri shteti shqiptar, duke emëruar edhe ai ndonjë mësues.
