Main Article Content
Abstrakti
Historikisht, raportet armiqësore midis iliro-arbërve dhe serbëve (më
pas shqiptarëve) zënë fill nga shek. VII e në vijim, kur trevat e të parëve u
sulmuan, u grabitën u pushtuan, robëruan dhe u sunduan prej të dytëve
për shumë shekuj. I rëndë qe veçanërisht sundimi gati 150-vjeçar në shek.
XII-XIII, që kulmoi me Carin e Madh Stefan Dushanin, në mesin e
shek.XIII. Armiqësia do të rigjallërohej pas rënies së Ballkanit nën
sundimin e Perandorisë Osmane, veçanërisht kur ndodhi konvertimi i
shqiptarëve në Islam, masivisht pas shek. XVII dhe kur u forcuan
nacionalizmat ndërballkanikë në shek.XIX. Ndërkohë projektet e
konfrontimit etnik dhe fetar, shkëputja dhe aneksimi nga Serbia i viseve
shqiptare, posaçërisht nga viti 1878 dhe spastrimi etnik i sanxhakut të
Nishit në vitet 1877-1878 (100 – 200 mijë shqiptarë), i acaruan më tej
marrëdhëniet shqiptaro – serbe. Konfrontimi me serbët i muhaxhirëve
shqiptarë në Kosovë e më gjerë, por edhe i çerkezëve etj., të dëbuar pas
Luftës së Krimesë më 1855-1856, ishin pasoja të acarimit më tej të
raportit serbo-shqiptar. Gjithsesi kulmi i përplasjes midis të dy palëve do
të vinte në rrjedhën e Luftës Ballkanike e më pas (vjeshtë 1912- deri në
vitin 1915).
