Main Article Content

Abstrakti

Ballina detare e Durrësit ka pasur një vëmendje të posaçme për sa u
përket kërkimeve në fushën e arkeologjisë. Kjo vëmendje i kushtohet
më shumë faktit që kjo pjesë e qytetit ka njohur për arsye historike një
numër ndryshimesh strukturore të vazhdueshme. Pikërisht në këtë
vazhdë kërkimesh kemi pasur mundësinë të marrim në shqyrtim disa
dokumente osmane të panjohura më parë. Kështu, në vitin 1881
administrata lokale e Durrësit ka dërguar katër shkresa drejt
Ministrisë së Brendshme në Stamboll. Në to njoftohej se gjatë
punimeve për ndërtimin e konakut të mytesarifit janë gjetur objekte
arkeologjike. Këto objekte u dërguan në kryeqytet për t’u vendosur në
Muzeun Perandorak në nëntor të vitit 1882. Artikulli ynë synon të
trajtojë në mënyrë të detajuar dhe analitike procesin që çoi në
zbulimin e këtyre objekteve dhe evoluimin e qasjes ndaj trashëgimisë
antike në territorin shqiptar përgjatë administrimit osman. Në
vazhdim do të paraqesim një përmbledhje mbi qasjen e shtetit osman
ndaj arkeologjisë dhe në territorin shqiptar gjithashtu, pasuar nga
një historik i ndërtimit të fortifikimit osman ku u ngrit më pas Konaku.
Do të vijojë një paraqitje e dokumenteve osmane dhe interpretimi i
tyre, për t’u mbyllur me konkluzionet. 

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart, Rudenc Ruka, and Eduard Shehi. 2024. “Fillesat E gërmimeve Arkeologjike Të shpëtimit Në Shqipëri Nga këndvështrimi I Dokumenteve Zyrtare Osmane: Rasti I Konakut Të Durrësit”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/gbg2zn19.

How to Cite

Caka, Eduart, Rudenc Ruka, and Eduard Shehi. 2024. “Fillesat E gërmimeve Arkeologjike Të shpëtimit Në Shqipëri Nga këndvështrimi I Dokumenteve Zyrtare Osmane: Rasti I Konakut Të Durrësit”. Studime Historike, no. 1 (February). https://doi.org/10.61773/gbg2zn19.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>