Main Article Content
Abstrakti
Në këtë artikull synojmë të paraqesim panoramën zhvillimore që pësoi qyteti i Elbasanit gjatë shek. XVI-XVII, duke u ndalur në dy parametra kryesorë: atë demografik dhe infrastrukturor me qëllim që në këtë mënyrë të realizojmë një përfytyrim urbanistik të njërit prej qyteteve më të mëdha shqiptare të periudhës osmane. Më konkretisht, shkrimi konsiston në trajtimin e faktorëve që ndikuan në rritjen ekonomike, demografike, kulturore e politike të kësaj qendre të rëndësishme demografike, duke u përqendruar veçanërisht te zgjerimi urbanistik që ajo pësoi prej rithemelimit të kalasë, daljes së lagjeve përtej mureve rrethuese dhe elementeve të tjera që ndikuan në formësimin e peizazhit urbanistik për një periudhë thuajse dyshekullore.
Fjalëkyçet
Article Details
How to Cite
Share
References
- *Ky studim është mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AKKSHI-t.
- Kronikat e kohës shprehen se punimet ishin kryer brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke dhënë, madje, edhe afate kohore që arrinin deri në tridhjetë ditë. Për më shumë, shih Vexhi Buharaja, “Rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. II (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1989), 515-517; Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë (shek. X-XV), përgatiti Koço Bozhori, Filip Liço (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1975), 348-349; Gjerak Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri (Tiranë: 8 Nëntori, 1980), 206. Për përshkrimin që i bëjnë kronistët osmanë punimeve të Mehmedit II për rindërtimin e Elbasanit, shih Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV (Burime osmane), përgatitur për shtyp nga Selami Pulaha (Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë), 1968.
- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I (Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet ’20 të shek. XIX), redaktor shkencor Kristaq Prifti, grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2002), 452; Machiel Kiel, “Ilbasan”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. XXII (Istanbul: TDV Yay., 2000), 79-81; Nikolai Todorov, The Balkan City, 1400-1900 (Seattle: University of Washington Press, 1983), 62.
- Franz Babinger, Aufsätze und Abhandlungen zur Geschichte Südosteuropas und der Levante, v. I (München: Schmidt & Klaunig Kiel, 1962), 203; Dritan Egro, “Islam in Albanian Lands during the First Two Centuries of the Ottoman Rule”, Ph.D Dissertation (Ankara: University of Bilkent, 2003), 172; Eduart Caka, “The Making of a Bordering Town: The City of Elbasan during XV-XVI Centuries”, Albanian Studies, no. 2 (2023): 73-76. Një element të tillë e përmend edhe Kiel, kur i referohet fizionomisë së qytetit që u transformua gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, duke theksuar: “E gjithë qendra e qytetit është rindërtuar, duke ruajtur vetëm disa monumente historike. Të gjitha, përveç dy xhamive, u shembën gjatë një përpjekjeje për të fshirë stampën myslimane të qytetit.” Për më shumë, shih Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912), përktheu Klodiana Smaljaj (Tiranë: AIITC, 2012), 140.
- Në lidhje me konceptin e trashëgimisë në arkitekturën dhe fizionominë urbanistike të qyteteve, shih Heghnar Zeitlian Watenpaugh, The Image of an Ottoman City: Imperial Architecture and Urban Experience in Aleppo in the 16th and 17th Centuries (Leiden: Brill, 2004), 2-3.
- Arşiv Belgelerine Göre Osmanlı Kaleleri (İstanbul: Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, 2016), 78 (më tej: Osmanlı Kaleleri).
- Duhet theksuar se lidhur me shifrat mbi përmasat e kalasë, numrin e kullave, lartësinë e mureve, thellësinë e bedenave dhe elementet e tjera statistikore, ekzistojnë diferenca midis të dhënave të paraqitura nga studiuesit. Ata kryesisht bazohen në informacionet që jep Çelebiu, por i krahasojnë këto edhe me matjet dhe studimet që kanë kryer në terren. Kështu, Kiel i quan si të ekzagjeruara shifrat që jep kronisti osman mbi numrin e kullave, lartësinë e mureve dhe perimetrin e kështjellës. Kështu, Çelebiu shprehet se kalaja rreth e qark ishte plot 2 400 hapa, ndërsa Kiel shkruan se bëhej fjalë për 1 200 të tillë. Shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, C. 8 (İstanbul: Orhaniye Matbbası, 1928), 718; Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141. Në fakt, shifra e dhënë nga udhëtari osman është e drejtë, por Kiel ngatërron faktin se një hap nuk është i barabartë me një metër dhe, duke u bazuar tek të dhënat e Çelebiut në lidhje me zërat e tjerë, shprehet: “Më duket se Evlia Çelebiu i ka dyfishuar të gjitha përmasat dhe numrat, në mënyrë që ta bënte kalanë e sulltanit më madhështore sasa ishte në të vërtetë...”. Po aty, 141. Në të vërtetë, sa i përket perimetrit, duhet theksuar se hapi si njësi matëse tek osmanët, përfshirë këtu edhe periudhën e Çelebiut, që i përket shek. XVII, konvertohej në 75.8 centimetra. Kjo na çon në përfundimin se perimetri i vërtetë i kështjellës ishte afërsisht rreth 1 800 hapa. Për konvertimin e hapit tek osmanët, shih Sargon Erdem, “Ayak”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. IV (Istanbul: TDV Yay, 1991), 191.
- Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141. Çelebiu flet për 50 kulla si dhe porta dykatëshe. Shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 718. Në këtë pikë, Kiel e ka keqinterpretuar Çelebiun, duke i shënuar portat dykatëshe si dy kapakëshe.
- Për mbishkrimin e kalasë së Elbasanit dhe leximin që i kanë bërë asaj si Babinger, ashtu edhe Buharaja, shih: Buharaja, Rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit, 503-514.
- Për një përshkrim të detajuar të mënyrës së ndërtimit dhe aspekteve teknike, si përmasat e kalasë, shih: Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime, 206-207.
- Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 140.
- Sime Ljubić, “İzvještaj god. 1570 o Arbanaskoj”, Starine, XII (Zagreb: Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, 1880), 198.
- Këtë e mësojmë nga një shënim i viteve 1647-1648 për një kopsht brenda kalasë, i cili zgjatej nga Jeniçeriler Kapisi deri në afërsi të kullës së tretë. Për më shumë, shih Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) Lef Nosi (32), fl. 18. Ndërsa dy portat e tjera ishin ajo e “Pazarit”, që shihte nga pjesa jugore dhe e “Ahmedajt”, e orientuar drejt Lindjes. Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime, 206.
- Numri i trupave ushtarake brenda kalasë ka ardhur duke u reduktuar si pasojë e vendosjes së rendit në këtë hapësirë. Kështu, ndonëse në fillim Mehmedi II këtu la 400 trupa, në regjistrin e vitit 1530 vërejmë se numri i tyre ishte 94, ndërsa në ato për vitet 1570 dhe 1583 figurojnë vetëm 69 trupa. Shih Rahman Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri Sâkinleri ve Meslekleri”, Osmanlı Medeniyeti Araştırmaları Dergisi, sy. 22 (2024), 255.
- Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719.
- Osmanlı Kaleleri, 78.
- Po aty.
- Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141.
- Për më shumë detaje, shih Osmanlı Kaleleri, 78.
- Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA), TT.d. 367, fl. 432.
- Sipas shënimit në regjistër, këto familje të deportuara kishin qenë të detyruara të paguanin xhizjen, por përjashtoheshin nga ispenxhes dhe avariz-i divanijes. Sulltani i ri kishte urdhëruar ngarkimin e tyre edhe me taksat e lartpërmendura, por nga shqyrtimi i regjistrit të mëhershëm doli në pah fakti se ato e kishin gëzuar prej kohësh këtë privilegj të përjashtimit taksor. Prandaj, i njëjti vendim u la sërish në fuqi. Për më shumë, shih po aty.
- Nga leximi që i kemi bërë regjistrit kadastror të lartpërmendur, fjala është për lagjet “Selite” (?), “Istvetko” (?), “Okexhe” (?) dhe “Jorgo Niho”. Po aty; gjithashtu, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
- BOA, TT.d. 367, fl. 432. Kiel shprehet se ata kishin për detyrë të mirëmbanin urën dhe kështjellën. Shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
- Këto ishin të ndara në këtë mënyrë: 45 shtëpi në brendësi të kalasë, 55 të tjera në hapësirën që gjendej brenda mureve rrethuese të kështjellës si dhe 8 shtëpi në atë që njihej si mahalle-i Kosar. Shih BOA, TT.d. 367, fl. 432. Me këtë nënkuptohet ekzistenca e një kalaje të brendshme; ajo që në termat e kohës njihej si iç-kale, ku përqendrohej kryesisht administrata e qytetit dhe garnizoni.
- Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138. Në lidhje me rritjen demografike të Elbasanit gjatë shek. XVI dhe faktorëve që ndikuan në këtë zhvillim, shih Selami Pulaha, “Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatë shekujve XV-XVI”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. I (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1989), 46-47.
- BOA, TT.d. 477 i cili mban si datë përpilimi 13 Dhilhixhe 975 / 9 qershor 1568.
- Tapu ve Kadastro Genel Müdürlüğü, Tapu Arşiv Başkanlığı, Tapu Tahrir Defterleri (TKGM. TADB. TTD.), nr. 66, i datuar më 1 Xhemadiel’ahir 989/ 3 korrik 1581.
- Lagjja e myslimanëve brenda kalasë (xhemaat-i musulman-i dahil-i kal’a), ajo “Çavushllar”, “Hazinedaran”, “Debbaghane”, rajatë e qytetit të Elbasanit (xhemaat-i reaja-i nefs-i Elbasan), Dylgjer, Bozaxhiler, Dunxhijas. Për të dhënat mbi këto lagje, së bashku me numrin e shtëpive, shih BOA, TT.d. 477, fl. 13-14. Nga këto, katër të fundit pozicionoheshin në hapësirën jashtë kalasë.
- Të krishterët ishin organizuar në lagjet “Kesrije”, “Janja”, “Ohri”, “Avlonja”, “Yskyp”, “Sofja”, “Narda”, “Siroz”, “Okiç”, “Vaska”, “Kakruk”, “Stefo”. Për lagjet në fjalë bashkë me numrin e shtëpive, shih po aty, fl. 14-15.
- Po aty, fl. 15; Caka, “The Making of a Bordering Town”, 67; Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254-255. Pulaha i përkufizon këta si “zanatçinj tregtarë të ardhur nga fshati”. Shih, Selami Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI) (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1988), 407.
- BOA, TT.d. 477, fl. 17; gjithashtu, shih Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 255.
- Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138; Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254.
- Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254.
- BOA, TT.d. 477, fl. 14; TKGM. TADB. TTD. 66, fl. 10b.
- Pulaha, Pronësia feudale, 411.
- Për angazhimin e shqiptarëve në përgatitjet ushtarake osmane për fushatën e Maltës, si dhe për masat e ndërmarra për mbrojtjen e brigjeve të kësaj hapësire ndaj një sulmi të mundshëm, shih Eduart Caka, “Prania e elementit shqiptar në fushatën osmane të Maltës të vitit 1565”, Studime historike, nr. 1-2 (2019): 42-47.
- Në lidhje me grupet esnafore në hapësirën shqiptare gjatë periudhës osmane dhe esnafët në Elbasan në veçanti, shih Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX) (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1973).
- Ndërkohë, udhëtari osman nuk përmend lagjet brenda kalasë, por mjaftohet me pohimin se brenda saj gjendeshin gjithsej 460 shtëpi të mbuluara me çati me tjegulla. Për më shumë detaje, shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719.
- Çelebiu shprehet gjithashtu se në qytet nuk jetonin njerëz të etnive të ndryshme, duke iu referuar hebrenjve, europianëve, armenëve, serbëve e bullgarëve, shih po aty, 719 - 720.
- Shkodra, Esnafet shqiptare, 46.
- AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 65-66.
- Madje, kur bëhet fjalë për qytete të homogjenizuara në aspektin fetar, përkatësisht atë të besimit islam, ai shprehet se me lagje nënkuptohej vendi ku jetonin bashkë me familjet e tyre njerëzit që luteshin në të njëjtin mesxhid. Për më shumë, shih Özer Ergenç, Osmanlı Tarihi Yazıları: Şehir, Toplum, Devlet (İstanbul: Tarih Vakfı Yurt Yay, 2013), 75.
- AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 66. Një nga rrugët kryesore të qytetit ishte edhe ajo që quhej rruga e Papa Mihalit. Për më shumë, shih po aty, F. 32 (Lef Nosi), D. 39, fl. 68.
- Për peshën specifike që esnafët patën në jetën politike, ekonomike e kulturore të qytetit shih Shkodra, Esnafet shqiptare, 84, 171. Madje, grupet më të rëndësishme esnafore, si tabakët dhe terzinjtë, duket se kanë pasur edhe peshë ushtarake. Shih Eduart Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit gjatë shek. XVII”, Studime historike, nr. 1-2 (2016): 107-108.
- Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 721.
- AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 65.
- Po aty, fl. 66.
- Po aty.
- Po aty, fl. 68.
- Në listën e dhënë nga L. Nosi përfshihen edhe rrugicat e Qoshes, Ndër-enët, Gjirokastrës dhe Maxharit, të cilat nuk kanë emërtim sipas mjeshtërive, ndaj edhe po i shtojmë këtu. Për më shumë, shih Po aty.
- Po aty.
- Kronisti osman shprehet se pazari i Elbasanit kishte plot 900 dyqane dhe shquhej veçanërisht për përpunimin e mëndafshit dhe prodhimin e thikave, shpatave e harqeve. Për më shumë, shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, f. 721-722.
- AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 67.
- Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit”, 109.
- Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 722. Për historinë e kullës së sahatit në shekujt e mëvonshëm, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 162.
- AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 93. Ndërsa shatërvani i ndërtuar në mes të pazarit, i cili ka ekzistuar deri në shek. XX, sipas shënimeve në të njëjtën fletë, rezulton të jetë ndërtuar në vitin 1743.
- Në lidhje me kulturën e kafesë në Perandorinë Osmane, shih İdris Bostan, “Kahve”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXIV (İstanbul: TDV Yay., 2001), 202-205; Ahmet Yaşar, “Kahvehane”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. Ek-2 (Ankara: TDV Yay., 2019), 3-5.
- Yaşar, “Kahvehane”, 3.
- Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 722.
- Osmanlı kaleleri, 79.
- * Tri lagjet e para banoheshin nga popullsi myslimane, ndërsa lagjet e tjera – nga ajo e Ohrit deri te lagjja “Dhimo Nallband” – përbëheshin nga familje që u shpërngulën me detyrim nga Mehmedi II dhe u vendosën në Elbasan. Katër lagjet e fundit ishin të banuara nga të krishterë që erdhën dhe u vendosën në qytet.
- ** Tetë lagjet e para ishin të banuara nga myslimanët, ku ato të Reaja-i nefs-i Ilbasan, Dylgjer, Bozaxhijas dhe Dubxhijas ishin lagje të reja që u ngritën jashtë mureve të kalasë. Ndërsa lagjet e tjera, edhe pse me numër më të vogël familjesh, ishin të banuara nga popullsi e krishterë.
- *** Lagjet e Elbasanit, që përmenden në regjistrin e vitit 1570, kanë vijuar të ekzistojnë edhe në regjistrimin tjetër të mbajtur 13 vjet më vonë. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me rritjen demografike që kanë pësuar këto lagje.
- **** Për këtë lagje shkruan se ndodhej në Gjergjan.
- ***** Varet nga Elbasani.
References
*Ky studim është mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AKKSHI-t.
Kronikat e kohës shprehen se punimet ishin kryer brenda një periudhe shumë të shkurtër, duke dhënë, madje, edhe afate kohore që arrinin deri në tridhjetë ditë. Për më shumë, shih Vexhi Buharaja, “Rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. II (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1989), 515-517; Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë (shek. X-XV), përgatiti Koço Bozhori, Filip Liço (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1975), 348-349; Gjerak Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri (Tiranë: 8 Nëntori, 1980), 206. Për përshkrimin që i bëjnë kronistët osmanë punimeve të Mehmedit II për rindërtimin e Elbasanit, shih Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV (Burime osmane), përgatitur për shtyp nga Selami Pulaha (Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë), 1968.
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I (Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet ’20 të shek. XIX), redaktor shkencor Kristaq Prifti, grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2002), 452; Machiel Kiel, “Ilbasan”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. XXII (Istanbul: TDV Yay., 2000), 79-81; Nikolai Todorov, The Balkan City, 1400-1900 (Seattle: University of Washington Press, 1983), 62.
Franz Babinger, Aufsätze und Abhandlungen zur Geschichte Südosteuropas und der Levante, v. I (München: Schmidt & Klaunig Kiel, 1962), 203; Dritan Egro, “Islam in Albanian Lands during the First Two Centuries of the Ottoman Rule”, Ph.D Dissertation (Ankara: University of Bilkent, 2003), 172; Eduart Caka, “The Making of a Bordering Town: The City of Elbasan during XV-XVI Centuries”, Albanian Studies, no. 2 (2023): 73-76. Një element të tillë e përmend edhe Kiel, kur i referohet fizionomisë së qytetit që u transformua gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, duke theksuar: “E gjithë qendra e qytetit është rindërtuar, duke ruajtur vetëm disa monumente historike. Të gjitha, përveç dy xhamive, u shembën gjatë një përpjekjeje për të fshirë stampën myslimane të qytetit.” Për më shumë, shih Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912), përktheu Klodiana Smaljaj (Tiranë: AIITC, 2012), 140.
Në lidhje me konceptin e trashëgimisë në arkitekturën dhe fizionominë urbanistike të qyteteve, shih Heghnar Zeitlian Watenpaugh, The Image of an Ottoman City: Imperial Architecture and Urban Experience in Aleppo in the 16th and 17th Centuries (Leiden: Brill, 2004), 2-3.
Arşiv Belgelerine Göre Osmanlı Kaleleri (İstanbul: Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, 2016), 78 (më tej: Osmanlı Kaleleri).
Duhet theksuar se lidhur me shifrat mbi përmasat e kalasë, numrin e kullave, lartësinë e mureve, thellësinë e bedenave dhe elementet e tjera statistikore, ekzistojnë diferenca midis të dhënave të paraqitura nga studiuesit. Ata kryesisht bazohen në informacionet që jep Çelebiu, por i krahasojnë këto edhe me matjet dhe studimet që kanë kryer në terren. Kështu, Kiel i quan si të ekzagjeruara shifrat që jep kronisti osman mbi numrin e kullave, lartësinë e mureve dhe perimetrin e kështjellës. Kështu, Çelebiu shprehet se kalaja rreth e qark ishte plot 2 400 hapa, ndërsa Kiel shkruan se bëhej fjalë për 1 200 të tillë. Shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, C. 8 (İstanbul: Orhaniye Matbbası, 1928), 718; Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141. Në fakt, shifra e dhënë nga udhëtari osman është e drejtë, por Kiel ngatërron faktin se një hap nuk është i barabartë me një metër dhe, duke u bazuar tek të dhënat e Çelebiut në lidhje me zërat e tjerë, shprehet: “Më duket se Evlia Çelebiu i ka dyfishuar të gjitha përmasat dhe numrat, në mënyrë që ta bënte kalanë e sulltanit më madhështore sasa ishte në të vërtetë...”. Po aty, 141. Në të vërtetë, sa i përket perimetrit, duhet theksuar se hapi si njësi matëse tek osmanët, përfshirë këtu edhe periudhën e Çelebiut, që i përket shek. XVII, konvertohej në 75.8 centimetra. Kjo na çon në përfundimin se perimetri i vërtetë i kështjellës ishte afërsisht rreth 1 800 hapa. Për konvertimin e hapit tek osmanët, shih Sargon Erdem, “Ayak”, TDV Islam Ansiklopedisi, C. IV (Istanbul: TDV Yay, 1991), 191.
Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141. Çelebiu flet për 50 kulla si dhe porta dykatëshe. Shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 718. Në këtë pikë, Kiel e ka keqinterpretuar Çelebiun, duke i shënuar portat dykatëshe si dy kapakëshe.
Për mbishkrimin e kalasë së Elbasanit dhe leximin që i kanë bërë asaj si Babinger, ashtu edhe Buharaja, shih: Buharaja, Rreth mbishkrimeve të fortesës së Elbasanit, 503-514.
Për një përshkrim të detajuar të mënyrës së ndërtimit dhe aspekteve teknike, si përmasat e kalasë, shih: Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime, 206-207.
Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 140.
Sime Ljubić, “İzvještaj god. 1570 o Arbanaskoj”, Starine, XII (Zagreb: Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, 1880), 198.
Këtë e mësojmë nga një shënim i viteve 1647-1648 për një kopsht brenda kalasë, i cili zgjatej nga Jeniçeriler Kapisi deri në afërsi të kullës së tretë. Për më shumë, shih Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) Lef Nosi (32), fl. 18. Ndërsa dy portat e tjera ishin ajo e “Pazarit”, që shihte nga pjesa jugore dhe e “Ahmedajt”, e orientuar drejt Lindjes. Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikime, 206.
Numri i trupave ushtarake brenda kalasë ka ardhur duke u reduktuar si pasojë e vendosjes së rendit në këtë hapësirë. Kështu, ndonëse në fillim Mehmedi II këtu la 400 trupa, në regjistrin e vitit 1530 vërejmë se numri i tyre ishte 94, ndërsa në ato për vitet 1570 dhe 1583 figurojnë vetëm 69 trupa. Shih Rahman Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri Sâkinleri ve Meslekleri”, Osmanlı Medeniyeti Araştırmaları Dergisi, sy. 22 (2024), 255.
Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719.
Osmanlı Kaleleri, 78.
Po aty.
Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 141.
Për më shumë detaje, shih Osmanlı Kaleleri, 78.
Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA), TT.d. 367, fl. 432.
Sipas shënimit në regjistër, këto familje të deportuara kishin qenë të detyruara të paguanin xhizjen, por përjashtoheshin nga ispenxhes dhe avariz-i divanijes. Sulltani i ri kishte urdhëruar ngarkimin e tyre edhe me taksat e lartpërmendura, por nga shqyrtimi i regjistrit të mëhershëm doli në pah fakti se ato e kishin gëzuar prej kohësh këtë privilegj të përjashtimit taksor. Prandaj, i njëjti vendim u la sërish në fuqi. Për më shumë, shih po aty.
Nga leximi që i kemi bërë regjistrit kadastror të lartpërmendur, fjala është për lagjet “Selite” (?), “Istvetko” (?), “Okexhe” (?) dhe “Jorgo Niho”. Po aty; gjithashtu, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
BOA, TT.d. 367, fl. 432. Kiel shprehet se ata kishin për detyrë të mirëmbanin urën dhe kështjellën. Shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137.
Këto ishin të ndara në këtë mënyrë: 45 shtëpi në brendësi të kalasë, 55 të tjera në hapësirën që gjendej brenda mureve rrethuese të kështjellës si dhe 8 shtëpi në atë që njihej si mahalle-i Kosar. Shih BOA, TT.d. 367, fl. 432. Me këtë nënkuptohet ekzistenca e një kalaje të brendshme; ajo që në termat e kohës njihej si iç-kale, ku përqendrohej kryesisht administrata e qytetit dhe garnizoni.
Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138. Në lidhje me rritjen demografike të Elbasanit gjatë shek. XVI dhe faktorëve që ndikuan në këtë zhvillim, shih Selami Pulaha, “Aspekte të demografisë historike të trevave shqiptare gjatë shekujve XV-XVI”, Studime për epokën e Skënderbeut, vëll. I (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1989), 46-47.
BOA, TT.d. 477 i cili mban si datë përpilimi 13 Dhilhixhe 975 / 9 qershor 1568.
Tapu ve Kadastro Genel Müdürlüğü, Tapu Arşiv Başkanlığı, Tapu Tahrir Defterleri (TKGM. TADB. TTD.), nr. 66, i datuar më 1 Xhemadiel’ahir 989/ 3 korrik 1581.
Lagjja e myslimanëve brenda kalasë (xhemaat-i musulman-i dahil-i kal’a), ajo “Çavushllar”, “Hazinedaran”, “Debbaghane”, rajatë e qytetit të Elbasanit (xhemaat-i reaja-i nefs-i Elbasan), Dylgjer, Bozaxhiler, Dunxhijas. Për të dhënat mbi këto lagje, së bashku me numrin e shtëpive, shih BOA, TT.d. 477, fl. 13-14. Nga këto, katër të fundit pozicionoheshin në hapësirën jashtë kalasë.
Të krishterët ishin organizuar në lagjet “Kesrije”, “Janja”, “Ohri”, “Avlonja”, “Yskyp”, “Sofja”, “Narda”, “Siroz”, “Okiç”, “Vaska”, “Kakruk”, “Stefo”. Për lagjet në fjalë bashkë me numrin e shtëpive, shih po aty, fl. 14-15.
Po aty, fl. 15; Caka, “The Making of a Bordering Town”, 67; Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254-255. Pulaha i përkufizon këta si “zanatçinj tregtarë të ardhur nga fshati”. Shih, Selami Pulaha, Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI) (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1988), 407.
BOA, TT.d. 477, fl. 17; gjithashtu, shih Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 255.
Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 137-138; Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254.
Şahin, “XVI. Yüzyılda İlbasan Şehri”, 254.
BOA, TT.d. 477, fl. 14; TKGM. TADB. TTD. 66, fl. 10b.
Pulaha, Pronësia feudale, 411.
Për angazhimin e shqiptarëve në përgatitjet ushtarake osmane për fushatën e Maltës, si dhe për masat e ndërmarra për mbrojtjen e brigjeve të kësaj hapësire ndaj një sulmi të mundshëm, shih Eduart Caka, “Prania e elementit shqiptar në fushatën osmane të Maltës të vitit 1565”, Studime historike, nr. 1-2 (2019): 42-47.
Në lidhje me grupet esnafore në hapësirën shqiptare gjatë periudhës osmane dhe esnafët në Elbasan në veçanti, shih Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX) (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1973).
Ndërkohë, udhëtari osman nuk përmend lagjet brenda kalasë, por mjaftohet me pohimin se brenda saj gjendeshin gjithsej 460 shtëpi të mbuluara me çati me tjegulla. Për më shumë detaje, shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719.
Çelebiu shprehet gjithashtu se në qytet nuk jetonin njerëz të etnive të ndryshme, duke iu referuar hebrenjve, europianëve, armenëve, serbëve e bullgarëve, shih po aty, 719 - 720.
Shkodra, Esnafet shqiptare, 46.
AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 65-66.
Madje, kur bëhet fjalë për qytete të homogjenizuara në aspektin fetar, përkatësisht atë të besimit islam, ai shprehet se me lagje nënkuptohej vendi ku jetonin bashkë me familjet e tyre njerëzit që luteshin në të njëjtin mesxhid. Për më shumë, shih Özer Ergenç, Osmanlı Tarihi Yazıları: Şehir, Toplum, Devlet (İstanbul: Tarih Vakfı Yurt Yay, 2013), 75.
AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 66. Një nga rrugët kryesore të qytetit ishte edhe ajo që quhej rruga e Papa Mihalit. Për më shumë, shih po aty, F. 32 (Lef Nosi), D. 39, fl. 68.
Për peshën specifike që esnafët patën në jetën politike, ekonomike e kulturore të qytetit shih Shkodra, Esnafet shqiptare, 84, 171. Madje, grupet më të rëndësishme esnafore, si tabakët dhe terzinjtë, duket se kanë pasur edhe peshë ushtarake. Shih Eduart Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit gjatë shek. XVII”, Studime historike, nr. 1-2 (2016): 107-108.
Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 721.
AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 65.
Po aty, fl. 66.
Po aty.
Po aty, fl. 68.
Në listën e dhënë nga L. Nosi përfshihen edhe rrugicat e Qoshes, Ndër-enët, Gjirokastrës dhe Maxharit, të cilat nuk kanë emërtim sipas mjeshtërive, ndaj edhe po i shtojmë këtu. Për më shumë, shih Po aty.
Po aty.
Kronisti osman shprehet se pazari i Elbasanit kishte plot 900 dyqane dhe shquhej veçanërisht për përpunimin e mëndafshit dhe prodhimin e thikave, shpatave e harqeve. Për më shumë, shih Evliya Çelebi Seyahatnamesi, f. 721-722.
AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 67.
Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit”, 109.
Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 722. Për historinë e kullës së sahatit në shekujt e mëvonshëm, shih Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri, 162.
AQSH, F. Lef Nosi (32), D. 39, fl. 93. Ndërsa shatërvani i ndërtuar në mes të pazarit, i cili ka ekzistuar deri në shek. XX, sipas shënimeve në të njëjtën fletë, rezulton të jetë ndërtuar në vitin 1743.
Në lidhje me kulturën e kafesë në Perandorinë Osmane, shih İdris Bostan, “Kahve”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXIV (İstanbul: TDV Yay., 2001), 202-205; Ahmet Yaşar, “Kahvehane”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. Ek-2 (Ankara: TDV Yay., 2019), 3-5.
Yaşar, “Kahvehane”, 3.
Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 722.
Osmanlı kaleleri, 79.
* Tri lagjet e para banoheshin nga popullsi myslimane, ndërsa lagjet e tjera – nga ajo e Ohrit deri te lagjja “Dhimo Nallband” – përbëheshin nga familje që u shpërngulën me detyrim nga Mehmedi II dhe u vendosën në Elbasan. Katër lagjet e fundit ishin të banuara nga të krishterë që erdhën dhe u vendosën në qytet.
** Tetë lagjet e para ishin të banuara nga myslimanët, ku ato të Reaja-i nefs-i Ilbasan, Dylgjer, Bozaxhijas dhe Dubxhijas ishin lagje të reja që u ngritën jashtë mureve të kalasë. Ndërsa lagjet e tjera, edhe pse me numër më të vogël familjesh, ishin të banuara nga popullsi e krishterë.
*** Lagjet e Elbasanit, që përmenden në regjistrin e vitit 1570, kanë vijuar të ekzistojnë edhe në regjistrimin tjetër të mbajtur 13 vjet më vonë. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me rritjen demografike që kanë pësuar këto lagje.
**** Për këtë lagje shkruan se ndodhej në Gjergjan.
***** Varet nga Elbasani.