Main Article Content

Abstrakti

Ndonëse në burimet historike përmendet si një qendër banimi e hershme, në të vërtetë Elbasani që njohim sot me fizionominë e vet, e ka zanafillën gjatë periudhës së vendosjes së sundimit osman në hapësirën shqiptare. Kështu, qyteti i rindërtuar prej Mehmedit II në verën e vitit 1466 thuajse për pesë shekuj do të bëhej njëra prej qendrave më të rëndësishme administrative, demografike e ekonomike të Shqipërisë për një periudhë pesëshekullore. Si një zonë e përshkruar që në kohët e hershme prej ushtrive, pelegrinëve, tregtarëve e udhëtarëve që frekuentonin rrugën e famshme Via Egnatia, Elbasani e ruajti këtë pozitë strategjike edhe gjatë periudhës osmane, duke u kthyer në një qendër urbane të klerikëve, tregtarëve, udhëtarëve e spiunëve të brendshëm e të huaj. Pikërisht kjo ka bërë që të formohet një literaturë e gjerë për Elbasanin. Në këtë artikull do të paraqesim një panoramë të qytetit të Elbasanit gjatë shek. XVI-XVII, e cila ishte një qendër e rëndësishme administrative e Shqipërisë por që njëkohësisht pozicionohej në një gjeografi kufitare duke qenë larg nga qendra, me përqendrim te burimet dytësore sikurse janë librat e udhëtimeve. Analiza do të fokusohet te burimet perëndimore që japin informacion mbi qendrën në fjalë, por edhe ato lindore duke u ndalur tek të dhënat që jep udhëtari i mirënjohur osman i shek. XVII, Evlija Çelebiu.


 

Fjalëkyçet

Periudha osmane, hapësira kufitare, Elbasani, udhëpërshkrime, Evlija Çelebiu.

Article Details

How to Cite
Caka, Eduart. 2025. “Literatura E udhëpërshkrimeve Në Histori-Shkrimin E hapësirave Kufitare: Një Analizë E Burimeve perëndimore Dhe Lindore për Elbasanin E Shek. XVI-XVII ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/kec8dq32.

How to Cite

Caka, Eduart. 2025. “Literatura E udhëpërshkrimeve Në Histori-Shkrimin E hapësirave Kufitare: Një Analizë E Burimeve perëndimore Dhe Lindore për Elbasanin E Shek. XVI-XVII ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/kec8dq32.

Share

References

  1. * Kumtesë e mbajtur në “I. International Symposium on Evliya Çelebi: History and Culture of Travel”, Istanbul 5-7 October 2023.
  2. 1 Në burimet e hershme, të cilat shkojnë pas në kohë deri në shek. II p. e. s., Elbasani përmendet si Skampeis (Scampia, Skampini). Për më shumë, shih Milan Šufflay, Städte und Burgen Albaniens, hauptsächlich während des Mittelalters (Wien: Hölder-Pichler-Tempsky A.-G., 1924), 14; Hasan Ceka, “Nga historia e lashtë e Skampinit (Elbasanit)”, Studime historike, nr. 1 (1975): 147-151.
  3. 2 Veçanërisht për përpjekjet e Venedikut për të ndaluar osmanët të vendosen në Elbasan dhe ndërtimin e kalasë prej këtyre të fundit, shih Aşık Paşazade, Osmanoğulları’nın Tarihi, Çev. Kemal Yavuz ve M. A. Yekta Saraç (İstanbul: MAS Matbaacılık, 2003), 251; Giammaria Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh (Brescia: 1756), 455; Franz Babinger, Aufsatze und Abhandlungen zur Geschichte Südosteuropas und der Levante, vol. I (München: Schmidt & Klaunig Kiel, 1962), 203; Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. II, përgatitur nga Aleks Buda, Injac Zamputi, Kristo Frashëri, Petraq Pepo, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë (Tiranë: 1962), 345-346; Machiel Kiel, “İlbasan”, TDV İslam Ansiklopedisi, C. XXII (İstanbul: TDV Yay., 2000), 79-81; Eduart Caka, “Vakëfet dhe funksioni i tyre në qytetin e Elbasanit gjatë shekullit XVII”, Studime historike, nr. 1-2 (2016): 100-102.
  4. 3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I (Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX), redaktor shkencor Kristaq Prifti, grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: Toena, 2002), 548-549; Zija Shkodra, Esnafet shqiptare (shek. XV-XX), Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: 1973), 28-32; Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912), përktheu Klodiana Smaljaj (Tiranë: AIITC, 2012), 137-138; Eduart Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2021), 245.
  5. 4 Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: 1984), f. 233; Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre, 272-276.
  6. 5 Për tregun, grupet esnafore dhe prodhimet e artizanëve elbasanas, shih: Shkodra, Esnafet shqiptare, 67; Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre, 107.
  7. 6 Caka, Vakëfet dhe ndikimi i tyre, 225-226.
  8. 7 Shkodra, Esnafet shqiptare, 303-304.
  9. 8 Konsullata e parë që u hap në hapësirën shqiptare ishte ajo e Francës në vitin 1669, në qytetin e Durrësit. Pak kohë më vonë do të hapeshin edhe konsullatat e Venedikut, Anglisë, Holandës dhe Raguzës. Për më shumë, shih: Shkodra, Esnafet shqiptare, 278.
  10. 9 Halil İnalcık, Fatih Devri Üzerinde Tetkikler ve Vesikalar, I (Ankara: Türk Tarih Kurumu Basımevi, 1954), 2.
  11. 10 Për relacionin në fjalë, shih Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH), A-III-535, “Relacion i gjendjes së Shqipërisë dhe Serbisë të vizituara prej Vincent Zmajeviqit, kryepeshkop i Tivarit në vitin 1702 deri 1703”, vëll. II, përkthyer nga Injac Zamputi, Tiranë: 1988.
  12. 11 Halil İnalcık, Devlet-i ‘Aliyye: Osmanlı İmparatorluğu Üzerine Araştırmalar, II (İstanbul: Türkiye İş Bankası, Kültür Yayınları, 2016), 184.
  13. 12 Për një studim të mirëfilltë në lidhje me integrimin e shqiptarëve brenda këtyre planeve për të hedhur osmanët prej Europës, shih Ardian Muhaj, Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2022); Gjithashtu shih Noel Malcolm, Agjentë perandorakë: Një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, përktheu Kastriot Myftiu (Tiranë: Dudaj, 2015); Peter Bartl, Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane; Mbi çështjet e luftës antiturke në kapërcyell të shek. XVI dhe XVII, përktheu Pëllumb Xhufi (Tiranë: Dituria, 2011).
  14. 13 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, vëll. I (1610-1634), përkthyer dhe përgatitur nga Injac Zamputi, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Gjuhësisë (Tiranë: 1963), 301-303.
  15. 14 Dokumente për historinë e Shqipërisë (1623-1653), transkriptuar e përkthyer nga Injac Zamputti (St. Gallen: Albanisches Institut, 2015), 143-145.
  16. 15 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, vëll. II (1634-1650), përkthyer dhe përgatitur nga Injac Zamputi, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Gjuhësisë (Tiranë: 1965), 235.
  17. 16 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore, II, 235-237.
  18. 17 Kuvendi i Arbënit (Romë 1706), Tekst kritik – përgatitur dhe pajisur me shënime si dhe me konkordancat leksikore nga Bardhyl Demiraj (Shkodër: Botimet françeskane, 2012).
  19. 18 Në një raport që bajli i Korfuzit dërgonte në dhjetor të vitit 1595, shprehej se nga Pulja e Italisë ishin kontrabanduar armë, të cilat do të përdoreshin për mbështetjen e kryengritjes në Himarë. Për më shumë, shih Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë (1593-1602), vëll. II, përgatitur nga Injac Zamputi, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë (Tiranë: 1990), 72-73.
  20. 19 Me këtë nënkuptojmë relacionin e përgatitur nga Jovan Kotoviç në fundin e shek. XVI mbi udhëtimet që kishte kryer, si edhe të dhënat që gjenden në Geograhpia-n e Philippus Cluverius-it mbi historinë, qytetet dhe kulturën e shqiptarëve. Për më shumë, shih Dokumente të shekujve XVI-XVII, II, 247-262.
  21. 20 “... e poi s’entra nelle belle e fruttifere pianure della citta d’Elbassan detta come di sopra, Terrs nuova, la qual citta e di buon circuito, posta in pianura, e di mille fuogbi de Turchi, e ha intorno un grandisimo borgo de Turchi e christiani; é luocho mercantile abbondantissimo di tutte le cose. La terra ha le mure, torre in forma quadra con un fosso, ma tutte debole, ne si fanno guardia de e notte, ne si serrano le porte, e vi sono tante fontane, che oltre li condotti d’aqua per uso delle case particolari, che quasi tutte hano aqua viva. Dentro la cita vi sono rode de mollini dale aque condotte di fuora puoco lontane…” Shih Sime Ljubić, “İzvještaj god. 1570 o Arbanaskoj”, Starine, XII, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti (Zagreb: 1880), 198.
  22. 21 Evliya Çelebi Seyahatnamesi, C. 8 (İstanbul: Orhaniye Matbbası, 1928), 716-730; Gjithashtu, shih Robert Dankoff & Robert Elsie, Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid) (Leiden: Brill, 2000); Evlija Çelebi, Shqipëria: para tre shekujsh, përkthyer nga Sali Vuçiterni (Tiranë: Besa, 2000).
  23. 22 Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 719.
  24. 23 Po aty, 723-725.
  25. 24 Për detajet, shih po aty, f. 725.
  26. 25 Ai shprehej se tregu ishte i shtruar me kalldrëm, se në cepin e kalldrëmit kalonin kanalet e ujit që freskonin vendin dhe se njerëzit tregtonin nën hijen e pemëve të gjata që lartësoheshin në të dyja anët e kalldrëmit. Shih po aty, 723-725.
  27. 26 Për detajet, shih po aty, 721; Kiel, Arkitektura osmane, 139.
  28. 27 Evliya Çelebi Seyahatnamesi, 728-729.
  29. 28 Evlija Çelebiut i tërheq vëmendjen interesi i madh që popullsia e qytetit kishte ndaj dijes dhe poezisë. Sikurse thekson vetë ai, muret e jashtme të xhamisë së Sinan Pashës qenë të mbushura me poezitë dhe shënimet e udhëtarëve grekë, arabë e persë, sa këtu ishte e pamundur të gjeje një hapësirë të pashkruar. Për këtë arsye, ai shprehet se historianët e kishin quajtur Elbasanin Dar-i Shuara, pra vendi i poetëve. Shih po aty, 721.
  30. 29 Po aty, 723.
  31. 30 Po aty. 716.

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>