Main Article Content

Abstrakti

Artikulli trajton sulmin spanjoll të Durrësit më 5 gusht 1606, mbështetur në dokumentet spanjolle. Në artikull janë dhënë mendime mbi vendqëndrimin e anijeve spanjolle, vendzbarkimin, rrugëtimin deri pranë kalasë dhe organizimin ushtarak të ekspeditës. Bazuar mbi detajet e përcjella nga dokumentet është bërë një analizë mbi aspektet ushtarake të sulmit, mbi madhësinë e garnizonit mbrojtës dhe arsyet e mungesës së një mbrojtjeje efikase. Janë trajtuar çështje të lidhura me numrin e popullsisë, me bazën ekonomike dhe nivelin e zhvillimit të Durrësit deri në vitin 1606.
Vrasjet dhe plaçkitjet kanë ndërprerë ritmin e zhvillimit, duke e kthyer Durrësin 100 vite pas, si në pragun e pushtimit osman. Shqiptarët kanë menduar dhe shpresuar se ky sulm ishte prelud i një aksioni më të madh antiosman, duke qenë të gatshëm për t’u ngritur në luftë. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke humbur mundësinë e fundit për të çliruar territoret e Ballkanit Perëndimor nga sundimi osman.

Article Details

How to Cite
Shehi, Eduard. 2024. “DETAJE MBI SULMIN DHE PLAÇKITJEN E DURRËSIT NË VITIN 1606 SIPAS BURIMEVE SPANJOLLE”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/rsq5qp84.

How to Cite

Shehi, Eduard. 2024. “DETAJE MBI SULMIN DHE PLAÇKITJEN E DURRËSIT NË VITIN 1606 SIPAS BURIMEVE SPANJOLLE”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/rsq5qp84.

Share