Main Article Content

Abstrakti

Artikulli trajton aspekte të strukturës administrative të Durrësit mesjetar. Identifikohet koncepti i dekarkive si njësi bazë e organizimit territorial qytetas, i ngjashëm me disa qytete italiane. Për çdo dekarki duhej të kishte 2 përfaqësues, dëshmuar nga një Këshill i të 12-ve. “Topothésia” lidhet me traditën bizantine, përdorur për administrimin e territorit bujqësor të kultivuar. Si drejtues i pushtetit ekzekutiv përmendet Rectori dyrachij. Përgjatë qeverisjes së Topiajve hasim tri pozicione ushtarake: kapiten; kështjellar; komestabël. Në dy dokumente hasim protovestiarius, me traditë bizantine, dhe komunitetin durrsak. Topiajt duhet të kenë ruajtur pozicionet e ulëta për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, por kanë eliminuar postet e larta, duke përqendruar pushtetin te baronët pranë feudalit. Me kalimin e Durrësit nën Venedikun, përdorimi i sistemit të administrimit me qeveritarë venedikas të zgjedhur zhduku përfundimisht sistemin komunal të drejtimit të qytetit.

Fjalëkyçet

Durrësi mesjetar, sistem qeverisës, dekarki, topothesi, rektor, Këshilli i të 12-ve.

Article Details

How to Cite
Shehi, Eduard. 2025. “DISA ASPEKTE TË STRUKTURËS ADMINISTRATIVE TË DURRËSIT SI BASHKËSI QYTETARE DHE NËN TOPIAJT”. Studime Historike, no. 2 (October). https://doi.org/10.61773/ew5meh66.

How to Cite

Shehi, Eduard. 2025. “DISA ASPEKTE TË STRUKTURËS ADMINISTRATIVE TË DURRËSIT SI BASHKËSI QYTETARE DHE NËN TOPIAJT”. Studime Historike, no. 2 (October). https://doi.org/10.61773/ew5meh66.

Share

References

  1. Këtë tematikë e kemi trajtuar shkurtimisht më herët në: Eduard Shehi, Topografia e Durrësit mesjetar, ASA, Instituti i Arkeologjisë (Tiranë: 2022), 414-427. Këtu po e rishikojmë me bibliografi më të pasur dhe me synim të veçantë kushtuar vetëm aspekteve të administrimit të qytetit.
  2. Lajos Thalloczy, Constantin Jireček, Acta et Diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, Annos 344-1343, Vol. I (Vindobona: Typis Adolphi Holzhausen, 1913) (më tej: AAlb I), 181.
  3. Gastone Breccia, Antonio Rigo, “Una carta privata greca da Durazzo (giugno 1338)”, në Albania. Immagini e documenti dalla Biblioteca Nazionale Marciana e dalle collezioni del Museo Correr di Venezia (Tirana: Istituto Italiano di Cultura, 1998), 68-74.
  4. Shehi, Topografia e Durrësit, 290-296, 303-307.
  5. Bruno Paradisi, “Decarchia bizantina e decena longobarda”, në Studi di Storia e Diritto in onore di Federico Besta, vol. II (Milano: A. Giufré, 1939), 235-264.
  6. Franco Lazzaro, “La decarchia medievale, innovazione o persistenza?”, Annali del Lazio Meridionale, Anno IX/2, n. 30 (2009), 18.
  7. C. Daphnis, Εργα, Corfu 1959, 89-106 (Erga), cituar në Catherine Asdracha, Spyros Asdrachas, “Les paysans dans les fiefs de Corfou: XIVe-XVe siècle”, në Eupsychia: Mélanges offerts à Hélène Ahrweiler (Paris: Sorbone, 1998), 17, cit. nr. 3.
  8. Nicola Barone, Notizie storiche tratte dai registri di cancelleria di re Carlo III di Durazzo (Naples: 1887), 23-24.
  9. C. Asdracha & S. Asdrachas, “Les paysans dans les fiefs”, 17, cit. nr. 2.
  10. Gottlieb L. F. Tafel, Georg M. Thomas, Urkunden zur älteren Handels-und Staatsgeschichte der Republik Venedig mit besonderer Beziehung auf Byzanz und die Levante, II (Wien/Amsterdam: Adolf M. Hakkert, 1856), dok. nr. CLXXXII.
  11. Në vitin 1212 shfaqet për herë të parë në Anagni, dhe më pas, nga mesi i shek. XIII te qendrat e tjera. Maria T. Caciorgna, Marittima medievale (Roma: Il Calamo, 1996), veçanërisht 191, 216; Lazzaro, “La decarchia medievale”, 25, cit. nr. 27; Giorgio Falco, “Il Comune di Velletri nel Medio Evo (sec. XI-XIV)”, në Studi sulla storia del Lazio nel Medioevo, 2 vol (Mischellanea della Società romana di storia patria, 24) (Roma: Stocietà Romana di Storia Patria, 1988a), 1-393; Giorgio Falco, “I Comuni della Campagna e della Marittima nel Medio Evo”, në Studi sulla storia del Lazio nel Medioevo, 2 vol. (Mischellanea della Società romana di storia patria, 24) (Roma: Società Romana di Storia Patria, 1988b), 419-690, veçanërisht 427, 529-531.
  12. Lazzaro, “La decarchia medievale”, 25.
  13. Po aty, 24.
  14. Franco Lazzaro, “Alcune note su Velletri medievale, il palazzo comunale e l’assetto urbanistico della città”, Annali del Lazio Meridionale, Anno XV/2, n. 30, 2015, 34.
  15. Caciorgna, Marittima medievale, 180.
  16. Lazzaro, “La decarchia medievale”, 29.
  17. Po aty, 29.
  18. Jacques P. Migne, Patrologiae cursus completus, t. CLXXIV, Appendix ad Harrulfum (Putetiae Parisiorum: 1854), 1471.
  19. Shehi, Topografia e Durrësit, 290-296, 303-307.
  20. Giusepe Valentini, Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, Pars Tertia, Tomus Vigesimusquartus (Mynih: Rudolfo Trofeniko, 1977) (më tej: AAV XXIV), 6979, viti 1460.
  21. Me fillimin e kryqëzatës së katërt, Durrësi u dorëzohet forcave sulmuese në vitin 1203. Shih AAlb I, 129-130. Sipas Kenneth M. Setton-it, The Papacy and the Levant (1204-1571), vol. I. The Thirteenth and Fourtenth Centuries (Philadelphia: American Philosophical Soc., 1976), 8, Durrësi iu dorëzua doxhës së Venedikut dhe Bonifacit të Montferratit. Që nga ky moment e në vazhdim, qyteti kaloi një periudhë administrimi të paqartë. Në verën e vitit 1205, qyteti u sulmua nga një flotë venedikase dhe u pushtua që në sulmin e parë, praktikisht pa bërë asnjë qëndresë. Venedikasit krijuan të ashtuquajturin “Dukati i Durrësit”, emëruan një guvernator dhe më pas u caktua edhe një kryeipeshkëv latin (Alain Ducellier, La façade maritime de Albanie au Moyen Age: Durazzo et Valona du XIe siecle au XVe siècle, Institute for Balkan Studies, monograph 117 (Thessalonike: 1981), 128, 130-131; Alain Ducellier, “Albania, Serbia and Bulgaria”, në D. Abulafia (ed.), The New Cambridge Medieval History. Vol. V, c. 1198-1300 (Cambridge: Cambridge University Press, 1999), 785; Donald M. Nicol, The Despotate of Epiros (Oxford: Blackwell, 1957), 18-19.
  22. Mario Pozza, I patti con l’impero latino di Costaninopoli, 1205-1231 (Roma: Viella, 2004), 25.
  23. Fontes Rerum Austriacarum. Oesterreichische Geschichts-Quellen. Zweite Abtheilung. Diplomataria et Acta. XIII Band, Wien 1856, 123, 125.
  24. Shih citimin 2 dhe 3.
  25. Në vitin 1242 flota venedikase sulmoi Durrësin dhe disa porte të tjera, duke i konsideruar si qendra piraterie kundër saj (Ducellier, La façade maritime, 167). Përgjatë vitit 1250, Mihali II u detyrua të lejojë përdorim të lirë të Durrësit dhe portit të tij për ushtritë dhe ambasadorët e Despotatit të Nikesë, si dhe të Mbretit Frederik II të Napolit (Nicola Festa, “Le lettere greche di Federigo II”, Archivio Storico Italiano (më tej: ASI), serie V, vol. 13, nr. 193 (Verona: Casa Editrice Leo S. Olschki, 1894), 15-16; Nicol, The Despotate of Epiros, 150).
  26. Shih Shehi, Topografia e Durrësit, 53-100.
  27. Pozza, I patti con l’impero latino, 50-51.
  28. Shih Shehi, Topografia e Durrësit, 56-57.
  29. Nga viti 1332 deri në vitin 1336, qyteti ka njohur sovranitetin anzhuin dhe duket duhet të ketë qenë nën administrimin e drejtpërdrejtë të tyre, nëpërmjet një kapiteni ose vikari. Për vitin 1333 dhe 1334 njohim dokumente që mbajnë vulën e Mbretit Robert, në lidhje me furnizimet për kështjellën e Durrësit; më 1335 përmenden disa personazhe të administratës mbretërore në Durrës, si dhe dërgohen furnizime; në vitin 1336 Durrësi pushtohet për pak kohë nga Mbreti serb, Stefan Dushani (AAlb I, 766-767, 769, 774-775, 779, 787, 791, 805). Me përkrahjen e vendësve, Durrësi kaloi nën kontrollin e Robertit të Sicilisë në të njëjtin vit (AAlb I, 673, datë 24 tetor 1321, duket se është datuar gabim dhe i takon vitit 1336, shih Andreas Kiesewetter, “I principi di Taranato e la Grecia (1294-1373)”, Archivio Storico Pugliese LIV, fasc. I-IV gennaio-dicembre 2001, Bd 54, Società di Storia Patria per la Puglia (Bari: Cressati: 2001), cit. nr. 53; AAlb I, 805, datë 19 gusht 1336: Mbreti i Sicilisë, Roberti, u drejtohet banorëve të qytetit dhe dukës së Durrësit për t’i shkëputur nga sundimi i Stefan Dushanit; 808, 810-812, dëshmojnë marrjen nën kontroll të qytetit).
  30. Lazzaro, “Alcune note su Velletri”, 34; Caciorgna, Marittima medievale, 180; Lazzaro, “La decarchia medievale”, 29.
  31. Lajos Thalloczy, Constantin Jireček, Acta et Diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, Annos 344-1343, Vol. II (Vindobona: Typis Adolphi Holzhausen, 1918) (më tej: AAlb II), 676; Giusepe Valentini, Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, Pars Primae, Tomus Tertius (Palermo: Typis J. Tosini, 1968) (më tej: AAV III), 915: “…debeant conuocare Castellanum et Camerarios nostrus deinde et xij de melioribus ciuibus fidelibus nostris deinde...”.
  32. Mario Sanuto, I diarii di Marino Sanuto, vol. III (Venezia: Tipografia del Commercio di Marco Visentini, MDCCCXXX) (vol. I-LVIII, 1879-1903) (më tej: Sanuto III), 943-944, 19 shtator 1500: “…Subscriptio: Serenitatis vestræ fidelissimi servitores, consilium XII et universitas civitatis Dyrrachii”.
  33. Giusepe Valentini, Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, Pars Primae, Tomus Primus (Palermo: Kosephi Tosini: 1967) (më tej: AAV I), 63.
  34. Filipi II drejtoi një ekspeditë ushtarake në bregun lindor të Adriatikut në vitin 1321 (Kiesewetter, “I principi di Taranato”, 71). Mbetet e paqartë nëse princi anzhuin ua shkëputi qytetin në këtë moment katalanasve (mundësia më e madhe) (po aty, 71-72), apo ka pasur ndonjë formë vetëqeverisjeje. Symeon Simeonis-i shkruante në vitin 1323 se Durrësi në atë kohë ishte subjekt i vëllait të mbretit të Jerusalemit, tjetër titull për Mbretin Robert, M. Esposito (editor, translator), Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam, Symon Semeonis first edition (Dublin: Dublin Institute for Advanced Studies, 1960) Scriptores Latini Hiberniae, No. 4, 38). Po në këtë vit, më 1323, emërohet një kapiten anzhuin në Durrës (AAlb I, 688). Një indulgjencë e vitit 1324 është lëshuar në shtëpinë e argjipeshkvit të Durrësit Matteo (banesa gjendej në Penne, qytezë pranë Peskarës), dhe fratit Francesco, ipeshkëv i Vregen-it, sufraganat i tij (Francesco Mottola, “Le pergamene del Fondo ‘Penne’ dell’Archivio di Stato di Napoli e un vescovo sconosciuto”, Rivista di storia della Chiesa in Italia, vol. 68, no. 2 (2014), 465-482). Për rrjedhojë, së paku de juris, Durrësi vazhdonte të quhej zotërim i anzhuinëve. Një vit më pas, më 1325, princi tjetër anzhuin Giovanni Gravina (vëllai dhe kundërshtari i Filipit të Tarantos) udhëhoqi një ekspeditë drejt bregdetit shqiptar, duke pushtuar disa qytete. Nuk ka asnjë të dhënë të qartë nëse Durrësi ishte pjesë e këtyre qyteteve të pushtuara ose jo (Pëllumb Xhufi, Dilemat e Arbërit. Një studim mbi Shqipërinë e shek. XI-XVI (Tiranë: Pegi, 2006), 171; Kiesewetter, “I principi di Taranato”, 72, cit. nr. 57).
  35. Qyteti ka qëndruar nën sovranitetin e Filipit deri në vdekjen e tij, në dhjetor të vitit 1331. Në këtë vit ai ka emëruar një kapiten për Durrësin, ndërsa më 25 dhjetor ia kaloi trashëgiminë e Durrësit të birit, Robertit (1319/1326-1364). Kiesewetter, “I principi di Taranato”, 75, cit. nr. 64.
  36. Giusepe Valentini, Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, Pars Primae, Tomus Secundus (Milano: Typs P.I.M.E., 1968) (më tej: AAV II), 456, datuar 26 tetor 1392 “Pauli de Canali Castellani et rectoris”.
  37. AAV II 458, Marino Caucho, emëruar më 14 nëntor 1392.
  38. AAV II 479, Francisci Georgio (Zorzi), emëruar më 20 shkurt 1393.
  39. AAlb I, 246.
  40. Ducellier, La façade maritime, 196.
  41. Egidio Forcellini, Giuseppe Furlanetto, Vincenzo deVit, Totius Latinitatis Lexicon. Opera et Studio Aegidii Forcellini, Tomus sextus (Prati: Aldina Edente, 1875), 118, v. Topographia.
  42. Mehmet Alkan, “A new Late Antique property inscription from the Isaurian city of Germanicopolis recording a landlord by the name of Nikopssianis owner of a proastion/topothesia”, Gephyra 15 (2018), 135.
  43. DDbDP transcriptions: sb.6.9461; stud.pal.20.142; p.flor.3.279; bgu.12.2151; sb.20.14199; p.flor.2.148; p.cair.masp.2.67162. The Duke Databank of Documentary Papyri (korpus elektronik papirusesh). Online: http://www.papyri.info/docs/ddbdp
  44. Friedrich Preisigke, Sammelbuch griechischer urkunden aus Ägypten, vol. I (Strassburg: K. J. Trübner, 1915), nr. 5701.
  45. Mihailo St. Popović, “Die Siedlungsstruktur der Region Melnik in Spätbyzantinischer und Osmanischer Zeit”, Receuil des travaux de l’Institut d’Études Byzantines XLVII (2010), 254.
  46. Paul Magdalino, Jean Darrouzès, “Some additions and corrections to the list of Byzatine churches and monasteris in Thessalonica”, Revue des études byzantine, 35 (1977), 280.
  47. Peter Soustal, “Melenikitsion, das kleine Melnik bei Serres”, Bulgaria Mediaevalis 2 (2011), 211.
  48. Johannes Koder, Martin Hinterberger, Otto Kresten et al, Das Register des Patriarchats von Konstantinopel, vol. 3, 66 (no. 184) (Vienna: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften, 2001).
  49. Alkan, “A new Late Antique property”, 140.
  50. Situata në vitet 1258-1259 është e ngatërruar dhe me interpretime të ndryshme. Në një rivlerësim të ngjarjeve, botuar së fundmi nga B. Osswald, despoti i Epirit, Mihal, ka organizuar një sërë aleancash kundër Despotatit të Nikesë me Manfredin, serbët dhe feudalët shqiptarë, të cilët janë hedhur në luftë njëkohësisht. Për rrjedhojë, Durrësi nën kontrollin nikeas është sulmuar e pushtuar nga Manfredi në shkurt të vitit 1257 (Brendan Osswald, “Trois notes sur l’histoire de Durazzo (Durrës) au XIIIe siècle”, Mélanges de l’École française de Rome – Moyen Âge, 133-1 (2021), 140-150). Sipas G. Pahimerit, në Durrës nuk kishte “as peshkop, as qeveritar e as ndonjë repart ushtarak” (Albert Failler, Vitalien Laurent (përkth.), Georges Pachymérè. Relation Historiques, vol. I-II (Paris: Les Belles Lettres, 1984) (më tej: Pachymeris I), 10), çka e ka shtyrë P. Xhufin të vlerësojë se qyteti ka qenë nën kontrollin e kryengritësve dhe këta kanë thirrur Manfred Hohenshtaufen-in për të marrë zotërimin e qytetit (Xhufi, Dilemat e Arbërit, 99).
  51. AAlb I, 695, 743.
  52. AAlb I, 258, 561.
  53. AAlb I, 568, 574-576, 584. Ngjashmërisht edhe disa letra të Raguzës u dërgohen kapitenit, komunës dhe njerëzve të Durrësit (capitaneus, commune et homines Durachii), AAlb I, 761; AAlb II, 179.
  54. AAlb II, 610.
  55. AAV II, 373, 451; Riccardo Predelli, I libri commemoriali della Republica di Venezia, Regestri, vol. 4 (Cambridge: Cambridge University Press, 2012), nr. dok. 316 (198).
  56. AAlb II, 439, 496-497.
  57. AAV II, 489; AAlb II, 496.
  58. AAV II, 431.
  59. Dokumente për Historinë e Shqipërisë të shek. XV, vëll. I (1400-1405), përgatitur nga Injac Zamputi dhe Luan Malltezi, redaktor përgjegjës Aleks Buda, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, (Tiranë: 1987), 63, 138-140.
  60. Giusepe Valentini, Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV, Pars Secunda, Tomus Deciums Septimus (Mynih: Rodulpho Trofeniko, 1973) (më tej: AAV XVII), 3127 qq.
  61. Lucia Nadin (ed.), Statuti di Scutari della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 (Roma: Viella, 2002), 193-194, 197-198, 200, 204, 212-213.