Main Article Content
Abstrakti
Në fondet e Muzeut Arkeologjik Durrës ruhet një mbishkrim dygjuhësh, greqisht dhe serbisht, gdhendur në një pllakë mermeri të bardhë me damarë gri, i një cilësie të mirë, me përmasa 0.615 x 1.165 x 0.03 (fig. 1). Pllaka është e lëmuar vetëm nga faqja e gdhendur, ndërsa pjesa e pasme është lënë e papunuar. Këndet e pllakës janë të harkuara. Nuk ruhet asnjë e dhënë mbi origjinën e objektit, kush e ka sjellë në muze dhe ku ka qenë ruajtur apo vendosur më parë. Nuk ruan gjurmë llaçi në pjesën e pasme, që të tregonte nëse ishte vendosur në një faqe muri; por këndet e harkuara mund të kenë shërbyer për t’u kapur me kllapa metalike.
Article Details
How to Cite
Shehi, Eduard. 2023. “NJË MBISHKRIM DYGJUHËSH I VITIT 1912 NË MUZEUN ARKEOLOGJIK DURRËS”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/361.