Main Article Content
Abstrakti
Nё fillimin e viteve '60 tё shek. XX, acarimi i marrёdhёnieve politike ndёrmjet Bashkimit Sovjetik dhe Republikёs Popullore tё Kinёs kishte ardhur si "varkё shpёtimi" pёr pushtetin personal tё Enver Hoxhёs. Te Shqipёria e vogёl, Republika Popullore e Kinёs duket se kishte gjetur zёdhёnёsen e saj politike, por edhe kulturore nё kontinentin evropian. Ajo qё kishte afruar mё sё shumti Shqipёrinё dhe Kinёn ishte padyshim faktori ideologjik dhe nё njё farё mase edhe ai gjeografik pёr shkak tё pozitёs sё Shqipёrisё nё Ballkan. Politika e destalinizimit e iniciuar nga Nikita Hrushovi me fjalimin e famshёm sekret nё Kongresin XX tё Partisё Komuniste tё Bashkimit Sovjetik nё shkurt tё 1956-ёs mbi krimet e Stalinit, kishte tronditur udhёheqjet komuniste tё Tiranёs dhe tё Pekinit. Krahas pёrplasjeve ideologjike ndikuan jo pak edhe faktorёt gjeografikё, historikё, personalё, kontekstualё dhe ekonomikё.
Article Details
How to Cite
Share
References
- a
References
a