Main Article Content

Abstrakti

Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike filluan të ndryshojnë pas vdekjes së Stalinit, ndërsa pas Kongresit XX të PKBS u shtuan mosmarrëveshjet, të cilat u shoqëruan me acarime, që arritën kulmin me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor 1961. Pavarësisht nga një lloj konformizmi sipërfaqësor me politikën e Hrushovit, udhëheqja komuniste e Shqipërisë ishte e pakënaqur nga vendimet kryesore të Kongresit XX. Politika e Hrushovit duke pasur në qendër të saj, luftën kundër kultit të individit, ngarkonte me faj edhe stalinistët e tjerë, duke përfshirë edhe Enver Hoxhën e Mehmet Shehun-dy liderët kryesorë të udhëheqjes shqiptare. Rreziku i ndryshimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë mund të binte sidomos mbi kreun e saj, Enver Hoxhën. Në këtë mënyrë, përveç arsyeve të tjera, vendimet e Kongresit XX të PKBS, kishin një motiv të fortë personal për t’u kundërshtuar nga Enver Hoxha-frikën e largimit të tij të detyruar nga udhëheqja e PPSH. Një arsye tjetër ishte edhe politika e afrimit të BRSS me Jugosllavinë dhe e rishikimit të marrëdhënieve me Titon, duke parë në perspektivë mundësinë e rikthimit të saj, në bllokun e vendeve komuniste. Kjo politikë do të rëndonte mbi Enver Hoxhën dhe udhëheqjen e lartë të Shqipërisë, e cila kishte qenë në vijën e parë të kundërshtimit ndaj tij, pas vitit 1948.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2025. “KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK NË OPTIKËN E FQINJËVE TË SHQIPËRISË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/0ssrak70.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2025. “KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK NË OPTIKËN E FQINJËVE TË SHQIPËRISË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/0ssrak70.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>