Main Article Content
Abstrakti
Konferenca e Sigurimit dhe e Bashkëpunimit Evropian (KSBE), e njohur edhe si Konferenca e Helsinkit, ka qenë një ngjarje e rëndësishme për vendet evropiane, SHBA e Kanadanë, dhe në përgjithësi për mbarë botën. Ajo shënoi një përpjekje për të zhvilluar dialogun ndërmjet Evropës Lindore e Perëndimore, duke shënuar pikën më të lartë të shkrirjes së akujve, deri në vitin 1979 gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo, njohu de-facto kufijtë e Evropës së dalë nga Lufta e Dytë Botërore; zbehu barrierat politike dhe ekonomike të vendosura pas saj; forcoi tendencën e respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe të besimit, si dhe ndikoi pozitivisht në procesin e Detantës (ulje tensioni) të viteve 70.
