Main Article Content

Abstrakti

Komuniteti shqiptar i Amerikës jeton në një shtet me demokraci të zhvilluar, politika e të cilit ka qenë e favorshme për Shqipërinë, veçanërisht në disa momente kyçe të historisë së shqiptarëve. Organizatat e diasporës shqiptare në SHBA, veçanërisht “Vatra” dhe më pak “Shqipëria e Lirë” zënë një vend të veçantë në historinë e periudhës që po trajtojmë. Kjo, jo thjesht për numrin e të mërguarve shqiptarë të grupuar rreth tyre, por për angazhimin e spikatur për çështjen kombëtare dhe ndaj problemeve të mëdha, me të cilat u përball kombi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në mbarim të saj. Duke filluar nga mesi i vitit 1941, “Vatra” ashtu edhe “Shqipëria e Lirë” (pas krijimit të saj në dhjetor 1941), kanë zhvilluar një aktivitet intensiv brenda radhëve të komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe tek qeveritë e Aleatëve të Mëdhenj (SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik), duke u përballur me sfidat që kishin të bënin me njohjen e Shqipërisë si vend aleat, me të ardhmen e shtetit shqiptar të Pasluftës dhe ruajtjen e tërësisë së tij territoriale. Në funksion të këtij qëllimi “Vatra” dhe “Shqipëria e Lirë” bënë përpjekje për të afirmuar faktorin shqiptar tek qeveritë e vendeve të mëdha aleate, dhe për të marrë prej tyre garancitë e nevojshme për të ardhmen e vendit pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Por faktori shqiptar në Amerikë nuk ishte i unifikuar. “Vatra” me Konicën e Nolin mbështetën idenë e krijimit dhe njohjes së një qeverie shqiptare në emigracion të kryesuar nga Zogu, ndërsa “Shqipëria e Lirë” me Konstandin Çekrezin e Tajar Zavalanin qenë kundër saj. Përpjekjet për t’u marrë vesh ndërmjet tyre, ndonëse nuk munguan përfunduan pa sukses. Përçarja e faktorit shqiptar, si jashtë, ashtu edhe brenda Shqipërisë, mosnjohja e një qeverie shqiptare në emigracion nga qeveritë e tre Aleatëve të Mëdhenj dhe pretendimet greke ndaj territoreve jugore të Shqipërisë e mjegulluan të ardhmen e saj.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2023. ““VATRA” DHE ‘SHQIPËRIA E LIRË’ NË DY PERIUDHA KTHESASH (1941-1946)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/454.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2023. ““VATRA” DHE ‘SHQIPËRIA E LIRË’ NË DY PERIUDHA KTHESASH (1941-1946)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/454.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>