Main Article Content
Abstrakti
Kufijtë e Shqipërisë, në vija të përgjithshme, u caktuan nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës të vitit 1913, ndërsa përcaktimi i tyre në terren u ndërpre nga Lufta e Parë Botërore. Problemi i kufijve të Shqipërisë u rihap në Konferencën e Paqes të Parisit të vitit 1919-1920, por nuk u arrit të zgjidhej. Konferenca e Ambasadorëve e Parisit (nëntor 1921) la në fuqi vendimin e vitit 1913 për kufijtë e Shqipërisë dhe ngriti një komision të ri për të përcaktuar ata në terren. Më 1922, Vermoshi dhe Shën Naumi iu lanë Shqipërisë, por problemi mbeti i pazgjidhur, sepse nuk u pranua nga Jugosllavia. Më 1925, kryeministri i Shqipërisë, Ahmet Zogu u shfaq i gatshëm të pranonte kërkesat jugosllave. Kufijtë definitivë të Shqipërisë u fiksuan nga Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia më 30 korrik 1926. Traktati u firmos nga Shqipëria e Jugosllavia.
