Main Article Content

Abstrakti

Periudha maj-nëntor 1944 përbën një fazë të veçantë në marrëdhëniet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar (FANÇ) me Aleatët e Mëdhenj. Gjatë kësaj periudhe detyrat ushtarake për çlirimin e vendit pleksen me objektivat politike. Së pari, formimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e një Qeverie të Përkohshme në Kongresin e Përmetit dhe i Qeverisë së Përkohshme Demokratike në Mbledhjen e Beratit, ndeshën në refuzimin e tre Aleatëve të Mëdhenj; së dyti, dy Aleatët e Mëdhenj perëndimorë në takimin e Barit [korrik-gusht 1944] e njohën Lëvizjen Nacionalalçlirimtare (LNÇ) si të vetmen forcë të rezistencës në Shqipëri. Pas këtij vendimi, me iniciativën e Sekretarit Britanik të Shtetit Anthony Eden, më 5 tetor 1944 ata e tërhoqën plotësisht mbështetjen e tyre për Ballin Kombëtar dhe Legalitetin; së fundi. të tre Aleatët e Mëdhenj morën vendimet përkatëse për të dërguar në Shqipëri misionet e tyre, të cilët do të studionin gjendjen në vend dhe do të procedonin më tej për njohjen e regjimit të ri.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2023. “REFUZIMI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR TË NJOHUR QEVERITË E DALA NGA KONGRESI I PËRMETIT DHE MBLEDHJA E BERATIT, MAJ - NËNTOR 1944”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/nvgdd255.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2023. “REFUZIMI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR TË NJOHUR QEVERITË E DALA NGA KONGRESI I PËRMETIT DHE MBLEDHJA E BERATIT, MAJ - NËNTOR 1944”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/nvgdd255.

Share