Main Article Content

Abstrakti

Konfliktet e Jugosllavisë dhe Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, përkatësisht në 1948 dhe 1960-61, ishin dy nga ngjarjet më të rëndësishme të periudhës së Luftës së Ftohtë. Ato shënuan përçarje në bllokun e vendeve komuniste të Evropës Lindore dhe përgjithësisht në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Por ato u perceptuan dhe shfrytëzuan në mënyra të ndryshme nga bota perëndimore dhe sidomos nga SHBA, si vendi më i fuqishëm i botës demokratike. Përmes këtij prezantimi të shkurtër, duke u mbështetur kryesisht në dokumentet e arkivave amerikane, gazetës New York Times dhe disa botimeve të autorëve të shquar amerikanë, unë do të mundohem t’u jap përgjigje disa pyetjeve që jo rrallë i kemi ndeshur dhe vazhdojnë ende të jenë prezentë në mjediset shqiptare. Të tilla pyetje lidhen me probleme të tilla, si: Si e perceptuan SHBA dhe bota perëndimore në përgjithësi konfliktin shqiptaro-sovjetik, duke e krahasuar me thyerjen sovjeto-jugosllave? Çfarë kishin të ndryshme dhe të përbashkëta këto dy shkëputje? Pse SHBA nuk ju përgjigjën sinjalit të qeverisë komuniste të Shqipërisë për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me të? Pse SHBA e konsideruan Shqipërinë vetëm si faktor përçarës brenda lëvizjes komuniste botërore dhe nuk u angazhuan direkt në përkrahje të saj, siç vepruan me Jugosllavinë? Ç’qëndrim mbajtën SHBA ndaj politikave të fqinjëve të Shqipërisë në situatën e re të krijuar nga konflikti shqiptaro-sovjetik? etj.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2025. “KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK DHE SOVJETO-JUGOSLLAV NË SYTË E PERËNDIMIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/4vy0by13.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2025. “KONFLIKTI SHQIPTARO-SOVJETIK DHE SOVJETO-JUGOSLLAV NË SYTË E PERËNDIMIT”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/4vy0by13.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>