Main Article Content
Abstrakti
Pushtimi gjerman
1. Ushtritë gjermane hynë në Shqipëri në periudhën gusht-shtator 1943, në dy drejtime të ndryshme. Njëra erdhi nga Greqia dhe pushtoi Shqipërinë Jugore. Kjo e fundit, ishte urdhëruar ta konsideronte popullsinë [vendase] si armike, dhe të merrte masa të ashpra kundër saj, sepse kjo pjesë e vendit ishte mbushur me banda guerile dhe kishte bërë rezistencë të fortë kundër pushtuesit. Trupat [gjermane] dogjën fshatra, vranë shumë njerëz dhe terrorizuan pjesën tjetër. Prefektura e Korçës pati fatin më të keq.
2. Ushtria e dytë erdhi nga Jugosllavia dhe pushtoi Shqipërinë Veriore dhe Qendrore. Ajo ishte urdhëruar që ta trajtonte popullsinë me butësi, me sa duket, sepse në këtë pjesë të Shqipërisë rezistenca kishte qenë pak aktive, dhe se gjermanët e ndjenin që kosovarët i konsideronin këta të fundit si çlirimtarë nga zgjedha jugosllave. Kështu, gjermanët që nga fillimi i pushtimit të tyre shfaqën dy karakteristika të politikës së tyre, ashpërsinë dhe butësinë.
