Main Article Content
Abstrakti
Gjysma e parё e viteve '60 tё shekullit XX, ishte domethёnёse nё marrёdhёniet shqiptaro-kineze. Pas braktisjes sё miqёsisё tё "pathyeshme" me Bashkimin Sovjetik [mё tej: BS], epublikёs Popullore tё Shqipёrisё [mё tej: PSH] i kishte mbetur ku të mbёshtetej ekonomisht vetёm epublika Popullore e Kinёs [mё tej: PK]. Siç e kam nёnvizuar edhe nё artikujt e tjerё tё botuar nё revistёn "Studime historike", lidhur me marrёdhёniet shqiptaro-kineze, nё njё periudhё pesёmbёdhjetё vjeçare (1961-1975), RPSH mori nga RPK mbështetje të madhe financiare me anë të kredive me interesa favorizuese. Nё kёtё artikull, do tё ndalem tek njё hark kohor dyvjeçar pёr tё sjellё nё vёmendjen e studiuesve dhe lexuesit tё interesuar pёr kёtё fushё, informacione tё reja qё kanё tё bёjnё me mënyrën sesi Kina i dha Shqipërise kredi pёr tё ndёrtuar vepra tё mёdha industriale dhe pёrse kёto vepra ishin të papёrballueshme ekonomikisht nga ana e Shqipёrisё.