Main Article Content

Abstrakti

Skllavëria përbën një dukuri të historisë botërore që ka prekur të gjithë kontinentet, ndonjëherë në të njëjtën kohë, apo njëri pas tjetrit.1 Statusi i skllavit në shoqërinë romake ishte i tillë sa që nuk mjafton të thuhet se ishte statusi më i ulët shoqëror, pasi skllavi nuk konsiderohej as si pjesë e shoqërisë, por në të gjitha rastet edhe ligjërisht i bashkëngjitej kafshës së punës. Disa shekuj më vonë, ky status kishte mbetur i njëjtë, dhe skllavi vazhdonte të konsiderohej si një plaçkë apo mjet pune. Burimet e skllavërisë në Antikitet dhe Mesjetë ishin të shumta, por mbizotëronte skllavërimi si pasojë e luftërave dhe konflikteve të ndryshme. Çështja e skllavërisë ndër ilirët ka zënë një vend fare të pakët në studimet e autorëve të ndryshëm mbi historinë e trojeve të stërlashta shqiptare, megjithëse skllavëria në Antikitet ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme të strukturës shoqërore e lidhur direkt me mënyrën e marrëdhënieve të prodhimit. Zhvillim dhe përmasa të tjera mori fenomeni i skllavërisë me nisjen e dyndjeve të popujve që jetonin jashtë kufijve të perandorisë romake, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e popullsisë që më pas do të përballet me epokën e Mesjetës së Hershme.

Article Details

How to Cite
Muhaj, Ardian. 2023. “SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/07jm4m73.

How to Cite

Muhaj, Ardian. 2023. “SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/07jm4m73.

Share

Most read articles by the same author(s)