Main Article Content

Abstrakti

E drejta ndërkombëtare pavarësisht faktit se është përgjithësuar dhe bërë e përbotshme në kohët moderne, i ka zanafillat shumë më herët. Parimet bazë të saj nisën të formësohen që në Mesjetën e Vonë, pra që në shek. XIV-XV. Në formësimin e të drejtës ndërkombëtare, traktatet e paqes kanë luajtur një rol të dorës së parë. Shumë parime bazë që rregullonin dhe akoma rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve kanë hyrë dhe janë përpunuar në traktatet e paqes që nga periudha e Rilindjes e këtej. Një këndvështrim i tillë i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i zhvillimeve gjeopolitike në trojet shqiptare ka munguar. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me rastin shqiptar por është një trajtim që ndërmerret rrallë në përgjithësi në studimet medievalistike edhe jashtë. Ky artikull është një përpjekje për të këndvështruar historinë politike të një pjese të rëndësishme të trojeve shqiptare në shek. XIV-XV përmes të drejtës ndërkombëtare të kohës, duke përfshirë faktorët politikë veprues dhe formësues të dinamikës dhe gjeografisë politike të zonës në fjalë, pra sundimtarët shqiptarë, shtetin osman dhe shtetin e Venedikut.

Article Details

How to Cite
Muhaj, Ardian. 2023. “PËRCAKTIMI I KUFIRIT VENETO-OSMAN NË SANXHAKUN E SHKODRËS NË FUNDIN E SHEK. XV SIPAS TRAKTATEVE NDËRKOMBETARE TË KOHËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/xj3my683.

How to Cite

Muhaj, Ardian. 2023. “PËRCAKTIMI I KUFIRIT VENETO-OSMAN NË SANXHAKUN E SHKODRËS NË FUNDIN E SHEK. XV SIPAS TRAKTATEVE NDËRKOMBETARE TË KOHËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/xj3my683.

Share

Most read articles by the same author(s)