Main Article Content
Abstrakti
Skllavëria, dhe dilemat që ky fenomen social u ka paraqitur
shoqërive njerëzore, shkon shumë kohë më herët se sa periudha e
kolonializmit evropian dhe skllavërimi i zezakëve afrikanë. Sipas C.
Meillassoux, skllavëria përbën një periudhë të historisë botërore që ka
prekur të gjithë kontinentet, ndonjëherë në të njëjtën kohë, apo në
periudha të ndryshme. Megjithëse skllavëria është një dukuri e
përbotshme dhe që po gjen një trajtim gjithnjë e më të thellë në studimet
historike, është një çështje e patrajtuar mirëfilli nga autorët shqiptarë.
Autorë të huaj e kanë përfshirë dukurinë e skllavërisë në trojet shqiptare
gjatë mesjetës në trajtesat më të gjera në kuadër të historisë së migrimeve
ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut.
Article Details
How to Cite
Muhaj, Ardian. 2023. “SKLLAVËRIA NDËR SHQIPTARË GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/ps2jt296.
How to Cite
Muhaj, Ardian. 2023. “SKLLAVËRIA NDËR SHQIPTARË GJATË MESJETËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/ps2jt296.
