Main Article Content

Abstrakti

Gjykimi se Ballkani dhe Shqipëria si pjesë e tij gjatë LDB nuk përfaqësonin ndonjë rajon të veçantë për interesat amerikane, është tashmë një pohim i pranuar nga disa historianë1. Por kjo është një e vërtetë relative, sepse interesi amerikan për Ballkanin gjatë LDB erdhi duke u rritur dhe në veçanti pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943. Një tjetër faktor që ndikoi ishte gjithashtu ishte rritja dhe zgjerimi i rezistencës në Shqipëri, në Greqi dhe në Jugosllavi, duke u bërë faktor me vlerë për vet këta popuj, por edhe për aleatët e mëdhenj. Megjithëkëtë, Ballkani ishte dhe mbeti një rajon jo primar për objektivat ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë LDB, pavarësisht nga dërgimi i Misioneve Ushtarake Amerikane, në Greqi, Jugosllavi dhe në Shqipëri në gjysmën e dytë të vitit 1943. Objektivat e këtyre misioneve dhe roli i tyre në mbështetje të lëvizjeve çlirimtare ishte jo aq i rëndësishëm sa ai i Misioneve Britanike.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2025. “QËNDRIMI AMERIKAN NDAJ SHQIPËRISË NË VITET E REZISTENCËS (1943-1944)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/a5a1cx80.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2025. “QËNDRIMI AMERIKAN NDAJ SHQIPËRISË NË VITET E REZISTENCËS (1943-1944)”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/a5a1cx80.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>