Main Article Content
Abstrakti
Gjykimi se Ballkani dhe Shqipëria si pjesë e tij gjatë LDB nuk përfaqësonin ndonjë rajon të veçantë për interesat amerikane, është tashmë një pohim i pranuar nga disa historianë1. Por kjo është një e vërtetë relative, sepse interesi amerikan për Ballkanin gjatë LDB erdhi duke u rritur dhe në veçanti pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943. Një tjetër faktor që ndikoi ishte gjithashtu ishte rritja dhe zgjerimi i rezistencës në Shqipëri, në Greqi dhe në Jugosllavi, duke u bërë faktor me vlerë për vet këta popuj, por edhe për aleatët e mëdhenj. Megjithëkëtë, Ballkani ishte dhe mbeti një rajon jo primar për objektivat ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë LDB, pavarësisht nga dërgimi i Misioneve Ushtarake Amerikane, në Greqi, Jugosllavi dhe në Shqipëri në gjysmën e dytë të vitit 1943. Objektivat e këtyre misioneve dhe roli i tyre në mbështetje të lëvizjeve çlirimtare ishte jo aq i rëndësishëm sa ai i Misioneve Britanike.
