Main Article Content
Abstrakti
Historia e Konferencës III të Komitetit të PPSH-së për Tiranën (më tej:
Konferenca e Tiranës), në prill 1956, është një prej atyre ngjarjeve, të cilën
udhëheqja komuniste shqiptare do të kishte dëshirë ta injoronte. Por, ndërsa
tekstet shkollore gjatë regjimit komunist refuzonin ta përmendnin këtë ngjarje,
dhe ajo nxirrej nga arkivat vetëm kur ndihej ndonjëri prej delegatëve “rebelë”,
opinioni publik nën zë vazhdonte të ngrinte pyetje dhe të diskutonte rreth saj.
Pas rënies së regjimit komunist, Konferenca e Tiranës natyrshëm ngjalli
interesin e opinionit publik dhe studiuesve. Pjesëmarrës në ngjarje, analistë e
gazetarë kanë shkruar jo pak rreth kësaj konference, por deri vonë mungonte
një qasje shkencore ndaj saj. Libri i prof. dr. Ana Lalaj, “Pranvera e rrejshme e
‘56” plotëson këtë boshllëk, pasi sjell një punim të mirëfilltë shkencor mbi këtë
ngjarje, të bazuar në burime të shumta historike dhe në një literaturë
impresionuese.
