Main Article Content

Abstract

Shenjat e krizës së urisë në mesin e popullsisë së viseve të
Shqipërisë së Veriut u dukën që në vitin 1922. Gjatë vitit 1923, kriza u
thellua më tej, ndërsa në pjesën e parë të vitit 1924, ajo mori përmasat e
një krize të vërtetë humanitare. Rreth 200 mijë shqiptarë të viseve
veriore të Shqipërisë gjendeshin në prag të vdekjes, për shkak të zisë së
bukës. Çështja e krizës së urisë që u shfaq në mesin e banorëve të viseve
të Shqipërisë së Veriut në vitet 1923-1924, është trajtuar nga studiues
shqiptarë, si Dhimitër Kotini, Burhan Çiraku, Hysen Kordha, por edhe
nga autorë të huaj si Joseph Swire, Nina Smirnova e ndonjë tjetër. Por,
me sa jemi në dijeni, ajo nuk është bërë më parë objekt i ndonjë studimi
të veçantë. Në botimin “Historia e Shqipërisë”, vëllimi i dytë, botim i
Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë të
vitit 1984, vihet re përpjekja për të paraqitur krizën e rëndë të urisë, por
fokusi i studiuesve u përqendrua më tepër tek aspekti politik i çështjes,
pra, tek “Lëvizja revolucionare” e popullsisë shqiptare për përmbysjen
me forcë të regjimit politik në fuqi, se sa në shqyrtimin në një prizëm më të gjerë, të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj gjendjeje të rëndë, nga e
cila vuante prej një periudhe të gjatë popullsia shqiptare. Edhe në
botimin e fundit “Historia e Popullit Shqiptar”, vëllimi i tretë, botim i
Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të vitit
2002, ka përpjekje për të pasqyruar në vija të përgjithshme gjendjen
ekonomike e shoqërore të Shqipërisë. Ndoshta për shkak se botimet e
kësaj natyre, trajtojnë një numër të madh çështjesh brenda një periudhe
të ngjeshur kohore, edhe kësaj here kriza e rëndë e urisë që përfshiu një
numër të konsiderueshëm të popullsisë shqiptare është trajtuar në
mënyrë tangente. Të dhënat dokumentare, kryesisht britanike, janë të
pasura dhe na japin mundësi, për të hedhur dritë mbi këtë krizë të thellë
humanitare që arriti kulmin në vitet 1923-1924.

Article Details

How to Cite
Kadria, Sali. 2023. “Kriza Humanitare E Viteve 1923 – 1924 Në Viset E Shqipërisë Së Veriut - Ndihma E Qeverisë Britanike Dhe E Lidhjes Së Kombeve”. Historical Studies, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/70.

How to Cite

Kadria, Sali. 2023. “Kriza Humanitare E Viteve 1923 – 1924 Në Viset E Shqipërisë Së Veriut - Ndihma E Qeverisë Britanike Dhe E Lidhjes Së Kombeve”. Historical Studies, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/70.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>