Main Article Content

Abstrakti

Artikulli fokusohet në përpjekjet e Britanisë së Madhe për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XX. Për hartimin e tij autori është mbështetur në burime të ndryshme, ku spikatin dokumentet arkivore britanike, të hulumtuara në The National Archives, në Londër, arkivat shqiptarë dhe amerikanë (National Archives and Record Administration në Marryland). Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është qasja e re e qeverisë britanike ndaj kësaj çështjeje, e cila ndryshe nga dy dekadat pararendëse, mori e para iniciativën për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, dhe për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga problemet e pazgjidhura ndërmjet të dyja vendeve. Shkaqet e qasjes së re të Britanisë së Madhe janë kërkuar e argumentuar me ndryshimet e pjesshme të politikës së jashtme të Shqipërisë pas daljes nga Traktati i Varshavës (TV), te ndryshimet e mëdha politike, që ndodhën në Europë në gjysmën e parë të viteve ’70, te politika e re e SHBA-së ndaj Shqipërisë, te situata e krijuar pas ndarjes së Shqipërisë me Kinën në vitin 1978 dhe prishja e mundshme e balancave Lindje-Perëndim, dhe sidomos te roli i veçantë i Britanisë së Madhe, për ta mbajtur Shqipërinë larg afrimit të saj me BS-në dhe rikthimit në Traktatin e Varshavës. Por fleksibiliteti i qeverisë britanike nuk u shoqërua me elasticitetin e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit mbeti “robinë” e formulave të vjetra ligjore e ideologjike dhe e urdhrave politikë partiakë.

Fjalëkyçet

Britania e Madhe, SHBA, Shqipëria, Kina, marrëdhënie diplomatike, bisedime, incidenti i Kanalit të Korfuzit, Gjykata e Hagës, ari monetar shqiptar, Traktati i Varshavës.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2025. “Tentativat E Britanisë Së Madhe për Të Normalizuar marrëdhëniet Me Shqipërinë Në Dekadat E Fundit Të Shek. XX”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/x30x9379.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2025. “Tentativat E Britanisë Së Madhe për Të Normalizuar marrëdhëniet Me Shqipërinë Në Dekadat E Fundit Të Shek. XX”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/x30x9379.

Share

References

  1. The National Archives and Record Administration (më tej: NARA), RG 59, f. 2, General Record of the Department of State 1945-1949, 711.75/1-2347, “Shqipëria, deklaratë politike dhe informuese”, 23 janar 1947.
  2. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), Viti (më tej: V.) 1959, Dosja (më tej: D.) 342, fl. 4; po aty, V. 1946, D. B/I-1, fl. 58. Radiogram nr. 79 Rez. i Hysni Kapos, drejtuar MPJ-së nga Beogradi; po aty, V. 1946, D. 25. Notë verbale e ambasadës britanike në Beograd për Misionin shqiptar, të kryesuar nga Hysni Kapo, 18 maj 1946.
  3. Po aty, V. 1980, D. 1158/1.
  4. Ksenofon Krisafi, Në kërkim të arit, historia e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore, (Tiranë: UET Press, Dita 2000, 2008), 137-143.
  5. The National Archives, London (më tej: TNA), Foreign and Commonwealth Office (më tej: FCO) 28/3706, JCR Gray-Eastern European and Soviet Department, “Marrëdhëniet anglo-shqiptare”, 5 dhjetor 1979.
  6. John Lewis Gaddis, George F. Kennan: An American Life (New York: The Penguin Press, 2011), 355; Peter Grose, Operation Rollback: America’s Secret War behind the Iron Curtain (Boston: Houghton Mifflin, 2000); Stephen Dorril, MI6, Fifty years of special operations (London: Fourth Estate Limited Boulter 2000); Richard J. Aldrich, The Hidden Hand, Britain, America, and Cold War Secret Intelligence (London: John Murray, 2001, New York: Peter Mayer Pulishers, 2002); Ben Macintyre, A spy among friends, Kim Philby and the Great Betrayal (New York: Crown Publishers, 2014); Nicholas Bethel, The Great Betrayal: untold story of Kim Philby’s biggest coup (London: Hodder and Stoughton, 1984).
  7. AMPJ, V. 1965, D. 2019, fl. 5.
  8. Po aty, V. 1959, D. 239, fl. 11, “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Anglinë”; po aty, V. 1960, D. 353, fl. 4, “Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, Anglinë, Francën , Italinë dhe Greqinë”.
  9. Po aty, V. 1959, D. 239, fl. 11, “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Anglinë”.
  10. Po aty, V. 1965, D. 2019, fl. 5.
  11. Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë: nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë (Tiranë: KLEAN, 2015), 231-258.
  12. John Lewis Gaddis, George F. Kennan: An American Life (New York: The Penguin Press, 2011), 567.
  13. TNA, Foreign Office (më tej: FO) 371/182535, qarkore nr. 053 e Foreign Office, “Komunikime me qeveri, marrëdhëniet e të cilave me qeverinë e Madhërisë së Saj në Britaninë e Madhe, nuk janë në kushte normale”, 18 qershor 1962.
  14. TNA, FCO 28/940, shih letrën e Julian Amery-t drejtuar Sekretarit të Shtetit më 27 nëntor 1970.
  15. * Nicholas William Bethell - Politikan dhe historian britanik për Europën Qendrore dhe Lindore, anëtar i Dhomës së Lordëve nga viti 1967-1999. Autor i dy librave që lidhen me ngjarjet në Shqipëri: The Great Betrayal: The untold story of Kim Philby’s biggest coup London (London: 1984) dhe The Albanian operation of the CIA and MI6, 1949-1953: conversations with participants in venture Betrayed (London: 2016).
  16. ** Harold Julian Amery - Anëtar i Parlamentit Britanik në vitet 1950-1992. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer i Ndërlidhjes Britanike në Shqipëri së bashku me David Smiley-n dhe Neil McLean-in.
  17. *** Foreign and Commonwealth Office (FCO), është një nga ministritë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila u krijua në vitin 1968 nga bashkimi i Foreign Office (FO) dhe Commonwealth Office. Kjo ministri është përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e interesave britanikë në mbarë botën. FCO-ja drejtohet nga Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Comonwealth-it, që shkurt thirret - Sekretari i Shtetit. Posti i Sekretarit të Shtetit vlerësohet si një ndër katër emërimet më prestigjioze të Kabinetit Britanik. https://en.wikipedia.org/wiki/Foreign_and_Commonwealth_Office (shikuar më 15.10.2016).
  18. TNA, FCO 26/1200, 1972, 24 korrik 1972.
  19. Po aty, FO 371/182535. Letër e parlamentarit, S. Newens për Sekretarin e Shtetit, “Marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë”, nëntor 1965; William Bland ka qenë aktivist politik dhe anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re, si dhe i Partisë Komuniste të Britanisë së Madhe. Një ndër krijuesit e shoqatës së miqësisë Angli-Shqipëri si dhe botues i revistës shoqërore “Albanian Life”. Së bashku me Ian Price-in shkroi librin: A Tangled Web: A History of Anglo-American Relations with Albania (1912-1955).
  20. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), F. 14/AP, V. 1965, lista 22, D. 201, fl. 1-2. Letër e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Nesti Nase drejtuar Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos dhe Ramiz Alisë, më 30 qershor 1965.
  21. TNA, FO 371/182535. Përgjigje e Sekretarit të Shtetit për S. Newens-in, 10 dhjetor 1965.
  22. Po aty.
  23. Henry Kissinger, Diplomacia, përktheu Petraq Pojani (Tiranë: Laert, 1999), 736-737; Lawrence Freedman, “The Confrontation of the Superpowers, 1945-1990”, in The Oxford History of Twentieth Century, edited by Michael Howard and W. Roger Louis (New York: Oxford University Press, 1988), 159.
  24. TNA, FCO 28/613, 1968-1969. J.W. Hutson për T. Brimelow-n, tepër sekret, ‘Albania’, 26 gusht 1969.
  25. Po aty, fl. 2-3.
  26. Po aty, FCO, 28/1741, R.D. Wilkins për T. Brimelow-n, 21 dhjetor 1971.
  27. Po aty, FCO, 28/1741, “Shqipëria lëviz drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Britaninë”, 5 tetor 1972.
  28. Po aty, FCO 28/1740, 1972. Pjesë nga raporti i DSH-së për politikën e jashtme me Shqipërinë për vitet 1969-1970 dhe 1971.
  29. AMPJ, V. 1973, D. 253. Informacion i Ksenofon Nushit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, 5 shkurt 1973.
  30. Po aty, fl. 3, 5. Informacion i Ksenofon Nushit, 3 shkurt dhe 11 maj 1973; NARA, RG 59, Box. 2036, POL ALB-UK. Memorandum bisede, ‘qasja britanike për Shqipërinë’, 17 korrik 1973.
  31. AMPJ, V. 1973, D. 253, fl. 12-13. Informacion i ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, nr. 4315, 31 gusht 1973.
  32. TNA, FCO 28/1741. Bullard-i për T. Brimelow-n, “Marrëdhëniet me Shqipërinë”, 14 dhjetor 1972.
  33. Po aty.
  34. Po aty, FCO 28/2842, V. 1976, fl. 8, 10. M.F. Sullivan për Michael Leyland Nash-in – Norwich City College, 21 maj 1976; M.F. Sullivan për Michael Leyland Nash-in, 15 qershor 1976.
  35. Po aty, FCO 28/3005, V. 1977. Letër e P. Rennie-së, East European Section Research Department për Miss Brown (EESD), 13 janar 1977; letër e E. S. Wilmshurst për P. Rennie-n, “Marrëdhëniet diplomatike anglo-shqiptare”, 21 dhjetor 1976. Këshilltarja legale E. S. Wilmshurst i dha përgjigje pyetjes, se a mund të konsideroheshin të vendosura marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, pa dërguar misionin në këtë vend? Bazuar në artikullin 2 të Konventës së Vjenës (1961) mbi marrëdhëniet diplomatike, dhe në Komisionin Ndërkombëtar të Ligjeve (ILC 1957) sqaroi se, institucioni i marrëdhënieve diplomatike dhe vendosja e misionit diplomatik janë dy gjëra të ndryshme. Si shembull u përdor rasti i marrëdhënieve të Britanisë së Madhe me Vatikanin. Britania kishte akredituar në shtetin e Vatikanit trupin e vet diplomatik, ndërsa ky i fundit, nuk kishte dërguar misionin e tij në Londër, por marrëdhëniet diplomatike ekzistonin.
  36. Po aty, FCO 28/1741, 1972. Bullard-i për T. Brimelow-n, “Marrëdhëniet me Shqipërinë”, 14 dhjetor 1972.
  37. Zëri i Popullit, Tiranë, 04.10.1974.
  38. TNA, FCO 21/560, Viti 1977. Studim i përgatitur nga J. H. Figgis në Eastern European and Soviet Department drejtuar M. N. Fen-it në British Embassy Peking, “Perspektiva për ndryshime në marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë”, 5 gusht 1977.
  39. Po aty, FCO 21/560, Viti 1977.
  40. Po aty.
  41. * Dy parashikimet e para u vërtetuan, ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë në KSBE mbeti një “mollë e ndaluar” deri në maj të vitit 1990, kur Shqipëria u pranua me statusin e vëzhguesit dhe një vit më vonë, si vend anëtar me të drejta të plota.
  42. AMPJ, V. 1979, D. 730, fl. 6. Relacion i Abdi Baletës nga New York-u për MPJ-në, 2 gusht 1979.
  43. TNA, FCO 28/3705, f. 17. K.B.A. Scott për J. Kelley-n (His Majesty's Treasury), Whitehall, 28 mars 1979.
  44. Po aty, FCO 28/4071, V. 1980. Judith Brown për J.C.R. Gay-n, 30 prill 1980.
  45. Po aty, FCO 28/3705. “Studim i Mbretërisë së Bashkuar mbi marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë”, R. F. Cooper drejtuar FCO-së, 1 qershor 1979, 29 faqe; “Ndryshimet e fundit në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë, implikime në politikën britanike”, 1 shkurt 1979, përgatitur nga Reginald Hibbert.
  46. AMPJ, V. 1980, D. 1158/2, fl. 89. Letër e ministrit të Shtetit Peter Blaker (anëtar i Parlamentit Britanik) për deputetin Ivor Stanbrook, 25 shkurt 1980.
  47. * Oakley Hill gjatë periudhës së Mbretit Zog shërbeu në Shqipëri si oficer britanik që trajnonte xhandarmërinë shqiptare. Në vitet 1945-1946 drejtoi Misionin e UNRRA-s në Shqipëri. Zëvendës i Hill-it ishte Dervish Duma.
  48. ** Michael Smith - Profesor në Universitetin e Wells-it të Veriut dhe diplomat në Departamentin e Europës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik.
  49. The Times, London, 7, 11.11.1978.
  50. AMPJ, V. 1979, D. 327. Shih kontaktet e ambasadorit Sokrat Plaka në Beograd me ambasadorin britanik; takimin e ambasadorit britanik në Paris, Reginald Hibbert me Misto Treskën në korrik të vitit 1979; letrën e M.J.G. Moir-it drejtuar Enver Hoxhës, më 6 qershor 1979; Përpjekjet e profesorit dhe diplomatit Michael F. Smith etj.
  51. *** Martin Moir ishte person publik që bëri shumë përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Anglisë me Shqipërinë në fund të viteve ’70 dhe në vitet ’80. Ai u shkroi disa deputetëve të Parlamentit Britanik, Sekretarit të Jashtëm dhe personave të tjerë me influencë në Angli. Moir-i mendonte se vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj Shqipërisë ishte i padrejtë dhe duhej rihapur. Fajtore sipas tij ishte Jugosllavia, e cila duhej të përballej me drejtësinë. Ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe i ka shkruar personalisht Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, madje edhe Josip Broz Titos. Letërkëmbimin e tij ia ka dorëzuar Arkivit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Përpjekjet e tij nuk u vlerësuan si duhet nga institucionet zyrtare të Shqipërisë komuniste, sepse dyshohej si person që donte të fitonte besimin e regjimit, për ta përdoruar atë më tej për qëllime sekrete.
  52. TNA, FCO 28/3705, f. 17/3. K.B.A. Scott për J. Kelley-n – HM Treasury, Whitehall, 28 mars 1979.
  53. AMPJ, V. 1980, D. 1158/2, fl. 96. I.A.C. Bruce për M.J.G. Moir-in, 27 shkurt 1980.
  54. TNA, FCO 28/3706, 7 dhjetor 1979; AMPJ, V. 1979, D. 327, shih: “Shqipëria është e vendosur të mos kërkojë kredi”, në Zëri i Popullit, Tiranë, 28.11.1979.
  55. AMPJ, V. 1979, D. 327, fl. 3. Radiogram nr. 182, 15 janar 1979.
  56. Po aty, V. 1979, D. 1228/10, fl. 9. Notë e Ministrisë së Jashtme drejtuar Komisionit Trepalësh për kthimin e arit monetar, nr. 368, 6 shkurt 1979.
  57. Po aty, V. 1979, D. 327, fl. 3, 20. Radiogram nr. 182, 15 janar 1979; po aty, V. 1991, D. 58, fl. 6. “Mbi problemet me Anglinë dhe problemi i arit monetar”, 23 tetor 1991. Vlera e arit monetar shqiptar në këtë kohë vlerësohej në 16 milionë $.
  58. Po aty, V. 1979, D. 1228/10, fl. 22.
  59. Po aty, V. 1982, D. 454, fl. 18. Raport i Idriz Bardhit drejtuar MPJ-së, 26 gusht 1982.
  60. Po aty, V. 1982, D. 1214, fl. 1. Agjencia Telegrafike Shqiptare më 29 janar 1982 njoftonte se, Çekosllovakia, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kishin arritur marrëveshjen për t’i kthyer shtetit çekosllovak 18,5 ton ar, të grabitur nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbi gjysma e arit me vlerë 131.5 milionë $ i kaloi SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
  61. Po aty, V. 1980, D. 1158/2, fl. 179. John Biggs për Martin Moir-in, deklaratë e ministrit të Shtetit Peter Blaker, nr. 119W, 19 maj 1980.
  62. Shënim. Martin Moir i dorëzoi Arkivit Qendror të Shtetit letërkëmbimin e tij personal me institucionet dhe personalitete shtetërore e publike, në mbështetje të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve shqiptaro-britanike dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
  63. AMPJ, V. 1980, D. 388, fl. 8. Informacion i Sokrat Plakës drejtuar MPJ-së (personalisht Enver Hoxhës e Mehmet Shehut), nr. 696, 25 shkurt 1980.
  64. Enver Hoxha, Raport mbi veprimtarinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, mbajtur në Kongresin e 8-të të PPSH-së, 1 nëntor 1981 (Tiranë: 8 Nëntori, 1981), 208; AMPJ, V. 1980, D. 1158/1. Më 3 janar 1980, sipas llogaritjes së Bankës së Shtetit Shqiptar, vlera e arit monetar shqiptar sipas tregut të Londrës ishte 22 786 698 $.
  65. AMPJ, V. 1985, D. 872, fl. 44. Letër e Reiz Maliles për Hekuran Isain, nr. 1164/1, 29 mars 1985.
  66. Po aty, V. 1991, D. 58, fl. 6; po aty, V. 1987, D. 1169, fl. 5-7; K. Krisafi, Në kërkim të arit, 177-188.
  67. AMPJ, V. 1985, D. 1160, 1161, 1162. Relacione të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Reiz Malile, drejtuar Ramiz Alisë, Adil Çarçanit dhe Sofokli Lazrit në vitin 1985, mbi bisedimet e delegacionit shqiptar me delegacionin britanik në Paris. Shih gjithashtu: procesverbalet e tri takimeve të mbajtura në periudhën mars, qershor dhe korrik 1985; po aty, V. 1982, D. 1214. Studim i Piro Vitos, “Çështja e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të bllokuar padrejtësisht nga imperialistët anglezë”, 165 faqe.
  68. Po aty, V. 1985, D. 1160, fl. 100. Informacion i Reiz Maliles për Sofokli Lazrin, 12 qershor 1985.
  69. Po aty, V. 1985, D. 1162, fl. 25-26.
  70. NARA, RG 59. Memorandum i Departamentit të Shtetit, “Perspektiva e normalizimi të marrëdhënieve me Shqipërinë”, 8 mars 1972; AMPJ, V. 1978, D. 506, fl. 35-39. Radiogram i ambasadës shqiptare në Beograd për MPJ-në, 17 nëntor 1978.
  71. K. Krisafi, Në kërkim të arit, 177-180.
  72. AMPJ, V. 1987, D. 1169, fl. 1-4. Informacion i Byrosë Juridike “Mbi bisedimet me anglezët për kthimin e arit shqiptar”, 12 shkurt 1987.
  73. Po aty, V. 1985, D. 1161, fl. 2. Relacion i Reiz Maliles drejtuar Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit, 23 mars 1985.
  74. Po aty, V. 1985, D. 1162, fl. 138-142. Informacion i Reiz Maliles për Byronë Politike, 3 gusht 1985.
  75. K. Krisafi, Në kërkim të arit, 254.
  76. AMPJ, V. 1987, D. 1169, fl. 1-4. Relacion i Bashkim Pitarkës për Ministrinë e Punëve të Jashtme, 17 tetor 1987.
  77. Po aty.
  78. K. Krisafi, Në kërkim të arit, 269.
  79. Po aty, 270.
  80. Po aty, 264.
  81. Zëri i Popullit, Tiranë, 26.06.1987.
  82. TNA, FCO 973/677, fl. 7. “Lëvizja e Shqipërisë drejt Demokracisë”, janar 1992; K. Krisafi, Në kërkim të arit, 281-321.
  83. K. Krisafi, Në kërkim të arit, 363-375; Hamit Kaba, “Përpjekje për afrim: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe Anglinë në vitet 1970-1980”, Studime historike, nr. 3-4 (2016): 233.

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 > >>