Main Article Content
Abstrakti
shfaq e plotë në vitin 1913, si një ndër pjesët e çështjes shqiptare, për shkak të vendimeve të Fuqive të Mëdha, të marra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ato vendime të marra në interes të paqes evropiane, që gjithsesi nuk u sigurua, toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste të Beogradit, dhe diktuan copëtimin e trevave shqiptare. Të gjithë treguesit përcaktues, veçanërisht përbërja etnike dhe kompozimi shpirtëror i shumicës dërrmuese të popullsisë së Kosovës dhe shumë viseve të tjera që iu aneksuan Serbisë, dëshmonin se ishte fjala për treva të mirëfillta shqiptare, që sakrifikoheshin arbitrarisht dhe padrejtësisht të mbeteshin nën sundimin e huaj, në vend që të përfshiheshin natyrshëm në shtetin e vet kombëtar të porsakrijuar.
