Main Article Content

Abstrakti

Rasti i Kosovës dëshmon qartë se gjatë viteve të Luftës së Dytë
Botërore, PKJ dhe PKSH ia kanë nënshtruar parimin e vetëvendosjes
qëllimeve të tyre ideologjike dhe interesave klasore të kapjes së pushtetit.
Të dy partitë komuniste e kanë shfrytëzuar parimin e vetëvendosjes
nacionale më tepër si mjet propagandistik se sa si qëllim për t’u realizuar.
Bashkëpunimi politik dhe ushtarak dhe miqësia e krijuar midis PKSH
dhe PKJ gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nuk ndihmuan që këto
parti të merreshin vesh për zgjidhjen e problemit nacional të Kosovës në
bazë të parimit të vetëvendosjes. Te komunistët serbë mungoi
mirëkuptimi për të respektuar vullnetin e popullsisë së Kosovës në
shumicë shqiptare. Në shtrimin dhe vendimmarrjet për çështjen e
Kosovës predominuan emocionet, mendësitë dhe qëndrimet e skajshme si
të forcave nacionaliste serbe ashtu dhe të udhëheqjes së PKJ.
Internacionalizmi i saj rezultoi vetëm një slogan që nuk arriti të zhbëjë
vendimet e Konferencës së Londrës (1913) apo të Versajës (1919) në Kosovë.
Kosova mbeti një rast i pazgjidhur mes aspiratash e pretendimesh të
papajtueshme, që la gjurmë negative në historinë e mëpasme të popullit të saj.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2023. “KONFERENCA E BUJANIT, 31 DHJETOR 1943 - 2 JANAR 1944, NJË ANALIZË E RIVLERËSUAR (vijon Nga Nr. 1-2-2011)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/9731ws76.

How to Cite

Lalaj, Ana. 2023. “KONFERENCA E BUJANIT, 31 DHJETOR 1943 - 2 JANAR 1944, NJË ANALIZË E RIVLERËSUAR (vijon Nga Nr. 1-2-2011)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/9731ws76.

Share