Main Article Content
Abstrakti
Kjo vjeshtë shënoi 50 vjet që kur miliona protestues, kryesisht të rinj, nxënës e studentë, u ngritën në protesta së paku në tre kontinente, nga njëra anë në anën tjetër të Globit, nga Kalifornia e Meksika e deri në Lindjen e Largët duke tronditur qeveri dhe sisteme politike gjithandej nëpër botë. Përsa i përket protestave të 1968-s në Prishtinë, Tetovë etj., ajo që jemi mësuar të dëgjojmë mjaft shpesh, deri më sot, është se ato nuk kanë pasur lidhje me të ngjashmet e tyre në të njëjtin vit në metropolet e Perëndimit e të Lindjes. Ka mjaft arsye për t’u mbajtur tek një përfundim i këtillë, përderisa thelbi i protestave (më saktë, qëllimi i tyre) ishte vërtet specifik, në raport me protestat e tjera të të njëjtës kohë, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje.
