Main Article Content

Abstrakti

Më 1990, rënë e pa rënë ende sistemi komunist në Shqipëri, në përpjekjet më të para për të lëvizur drejt botës, mësuam se disa nga individët e atëhershëm publikë kishin mundur të rivendosnin kontaktet e ndërprera për 30 vjet me ish-gratë dhe fëmijët e tyre, më të shumtët në vendet e Lindjes e sidomos në ish-Republikat Sovjetike. Historitë që kemi dëgjuar me këtë rast, nga më të ndryshmet, kanë të përbashkët ndjenjën e dhembjes dhe mallit të gjatë jo vetëm midis bashkëshortëve të hershëm, po sidomos midis baballarëve që u ndanë me fëmijët ende të vegjël dhe fëmijëve që fytyrën e të atit e kishin vetëm në fotografi. Sot, sigurisht, gjithkush prej nesh është në gjendje të vlerësojë traumat e këtyre familjeve, pasojë e divorceve të dhunshme; është në gjendje po ashtu ta kuadrojë gjithë sa ka ndodhur brenda një drame më të gjerë të luftës klasore, që përshiu familjen shqiptare në vitet e komunizmit. Por, edhe për shkak të hapësirës së trajtimit, më duhet t’u shmangem historive të qëmtuara dhe vështrimeve emocionale, për ta parë të përbashkëtën e familjeve: shtetas shqiptarë dhe shtetas të huaj, si një proces dhe dukuri që gjithsesi ka një kohë dhe hapësirë të vetën, mbështetje dhe kufizime ligjore, por dhe mbivendosje të politikës, lëshime dhe shtrëngesa të kësaj të fundit, deri në ndërhyrjet më të skajshme. Shkurt, një proces i lexueshëm në kontekstet e kohës.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2025. “NDARJE TË TRISHTUARA : Një vështrim Historik - Juridik Mbi Martesat Midis Shtetasve Shqiptarë Dhe Të Huaj”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/p74nz441.

How to Cite

Lalaj, Ana. 2025. “NDARJE TË TRISHTUARA : Një vështrim Historik - Juridik Mbi Martesat Midis Shtetasve Shqiptarë Dhe Të Huaj”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/p74nz441.

Share