Main Article Content

Abstrakti

Më 22 tetor 1946, në ujërat shqiptare të Kanalit të Korfuzit, dy anije luftarake britanike ndeshën në mina, me pasojë humbje në njerëz dhe dëme materiale. Qeveritë e Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar u përfshinë në akuza të ndërsjella. Çështja iu kalua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe më tej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Për incidentin Gjykata bëri përgjegjëse Shqipërinë dhe e ngarkoi atë të shlyente dëmet. Që prej asaj kohe e deri më sot vendimi i Gjykatës ka zgjuar shumë diskutime midis specialistësh. Për studiuesit shqiptarë, kjo temë është bërë e debatueshme vetëm këto vitet e fundit, kur u sollën të dhëna të panjohura më parë. Madje prurjet tanimë janë shtuar, çka e bën debatin edhe më interesant. Ndër të tjera, është njoftuar se verën e kaluar një ekspeditë arkeologjike nënujore ka gjetur në Gjirin e Sarandës bashin e njërës prej anijeve britanike të rënë në mina dhe se ky zbulim ka bërë xhiron e botës, “duke u transmetuar në më shumë se 300 televizione, radio e gazeta në të gjithë globin”.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2023. “TË FSHEHTAT DJEGËSE TË INCIDENTIT TË KANALIT TË KORFUZIT”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/434.

How to Cite

Lalaj, Ana. 2023. “TË FSHEHTAT DJEGËSE TË INCIDENTIT TË KANALIT TË KORFUZIT”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/434.

Share