Main Article Content
Abstrakti
Ismail Qemal Beu është djali i Mahmut Nedim beut, kryeportier i Sarajit Osman, nga soji i Sinan Pashës.
Ka lindur më 4 shkurt të vitit 1844.
Njohuritë fillestare të shkencave islame i ka marrë në shkollat fillore të Selanikut dhe të Vlorës, kurse me një mësues privat në Janinë ka mësuar arabishten dhe persishten.
Në gjimnazin grek “Zosimea” ka studiuar morfologjinë dhe sintaksën e greqishtes së vjetër, latinishtes dhe frëngjishtes; ka ndjekur lëndën e letërsisë, kurse nga shkencat ekzakte në mënyrë të veçantë arithmetikën, algjebrën fillestare, gjeometrinë e avancuar, trigonometrinë, fizikën, kiminë, astronominë, psikologjinë, anatominë e njeriut, gjeografinë dhe historinë e botës.
Është autor i një libri teorik me titull Aplikimi i Ideve, që trajton çështje të filozofisë dhe të shkencës, dhe ka botuar një material me karakter juridik mbi rastet e burgosjeve për çështje borxhi.
