Main Article Content

Abstrakti

Një nga detyrat e studiuesve të historisë së shqiptarëve mbetet, padyshim, të hedhin dritë mbi jetën dhe aktivitetin e personaliteteve të rëndësishme të historisë moderne shqiptare. Ndonëse në Shqipërinë komuniste është punuar për ndriçimin e disa prej personaliteteve shqiptare, sot kurrsesi nuk mund të thuhet se kemi një njohje të plotë të jetës dhe të aktivitetit të tyre.
Fakti që një pjesë e tyre ka qenë integruar në strukturat shtetërore dhe ushtarake të Perandorisë Osmane ka sjellë nga pas dy vështirësi deri më tani të pakalueshme. Së pari, njohja e jetës së tyre përgjithsisht është realizuar duke shfrytëzuar dokumentacionin perëndimor, dhe për pasojë ka mbetur e panjohur pjesa e jetës së tyre që ata kanë zhvilluar në Stamboll apo në vise të tjera të Perandorisë Osmane.

Article Details

How to Cite

How to Cite

Share