Main Article Content

Abstrakti

E shkuara historike gjithmonë ka qenë një pikë e fortë reference prej nga ku janë frymëzuar lëvizjet nacionale. Lavdia e së shkuarës bëhet domosdoshmëri për ndriçimin e historisë nacionale, ndaj dhe momentet më të rëndësishme të saj ndriçohen më fort se të tjerat. Nga ana tjetër, ngjarjet e mëdha të historisë i shërbejnë lëvizjeve nacionaliste si një instrument i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjes dhe sigurimin e unitetit kombëtar, madje edhe si një justifikim i argumentuar për realizimin e aspiratave të parealizuara nacionale1. Është fenomen tipik për historiografitë me moshë të re që të obsesohen me çështje të historisë nacionale, pasi formëzimi i historisë nacionale është një nga të parat raison d’etre, sidomos në një rajon si Ballkani, i cili sapo kishte dalë nga një sundim i gjatë perandorak.

Article Details

How to Cite
Egro, Dritan. 2025. “NACIONALIZMI SHQIPTAR SI FENOMEN HISTORIOGRAFIK”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/1gh0q854.

How to Cite

Egro, Dritan. 2025. “NACIONALIZMI SHQIPTAR SI FENOMEN HISTORIOGRAFIK”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/1gh0q854.

Share