Main Article Content
Abstrakti
Tema e Luftës Antifashiste është ndër më të debatuarat në historiografinë e sotme shqiptare. Trashëgimia e shkrimeve për luftën është më e shumta, krahasuar me të gjitha periudhat e historisë sonë. Në letërsinë artistike, artet pamore etj., tema e Luftës Antifashiste mbeti më e lëvruara e viteve të komunizmit. Kujtimet për luftën, jetëshkrimet për dëshmorët e saj u bënë lënda bazë për edukimin e fëmijëve në shkolla. Po kështu studimet e deri historikët për veprimet e formacioneve të luftës në qarqe, rrethe etj., zunë vendin kryesor në programet e institucioneve shkencore, arsimore e kulturore, të organizatave të veteranëve të luftës etj. E gjithë kjo trashëgimi, përfshirë edhe atë studimore shkencore, përshkohet nga tendencioziteti i hapur politik e klasor, gjë që i ka dëmtuar jo vetëm në frymë studimet për luftën, por i ka deformuar ato edhe në përmbajtje.
