Main Article Content

Abstrakti

Gjithnjë jam ndjerë me fat, sa herë më ka rënë në dorë një libër i mirë. Sigurisht, botime të tilla nuk ka pak, por nuk është kurdoherë e lehtë të zgjedhësh e përzgjedhësh në prurjet e sotme gjithfarëshe. Midis botimeve që të sjellin këtë kënaqësi, pa diskutim, është edhe libri më i ri i prof. dr. Emine Bakalli Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare, botuar nga Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012.
Në vështrimin e lexuesit të zakonshëm, mund të them se nga ky libër ne marrim mjaft informacion historik, trajtuar me një gjuhë interesante dhe kulturë profesionale, që duket se është produkt i një pune të gjatë e me shumë lodhje. Vetë autorja këtë botim të saj e sheh si sfidë në përballjen me kolegët studiues dhe me botën akademike, çka do të thotë se ajo është duke prekur dhe hapur tema të reja dhe në këtë proces, më shumë se pranimin, ajo do të parapëlqente debatin. Në vështrimin e studiueses, për ata kolegë që guxojnë nuk mund të ketë tjetër, veçse mesazhe përshëndetjeje. Kam bindjen se ky vlerësim nuk është vetëm i imi.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2023. “EMINE BAKALLI: ÇËSHTJE NGA HISTORIA MODERNE DHE BASHKËKOHORE SHQIPTARE, Botuar Nga Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/464.

Share