Main Article Content

Abstrakti

Kursi i destalinizmit që ndërmori Hrushovi u pranua me dhimbje dhe me shumë rezerva nga E. Hoxha dhe nga udhëheqja shqiptare. Retushimet që u bënë në fasadën e politikës shqiptare herë pas here ishin shoqëruar prej tyre dhe me pakënaqësi. Por autoriteti i “partisë mëmë”, ndihmat e shumta ekonomike dhe mbështetja ndërkombëtare e Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë, kishin bërë që në të shumtën e rasteve pakënaqësia të mbahej e mbyllur në nivele të larta të Partisë Punës Shqipërisë (më tej PPSH). Në ndonjë rast kur revolta ishte shprehur, menjëherë ishte kërkuar ndjesë ndaj Hrushovit dhe udhëheqësve të tjerë sovjetikë. Në fund të fundit udhëheqësit shqiptarë kishin konkluduar se “pa mbështetjen e Bashkimit Sovjetik (më tej BS) nuk kemi ku të përplasim kokën”.

Article Details

How to Cite
Lalaj, Ana. 2023. “NDARJA ME SOVJETIKËT DHE ALEATJA E FUNDIT E SHQIPËRISË KOMUNISTE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/443.

How to Cite

Lalaj, Ana. 2023. “NDARJA ME SOVJETIKËT DHE ALEATJA E FUNDIT E SHQIPËRISË KOMUNISTE”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/443.

Share