Main Article Content

Abstrakti

Mesi i viteve 60-të shënoi futjen në fazën e “revolucionarizimit të mëtejshëm të jetës së vendit”, si u quajt atëherë, gjatë të cilës ndodhën zhvillime të rëndësishme që prekën gjithë sistemin e edukimit dhe padyshim shkollën si baza e tij.
Shkolla shqiptare ishte dhe do të mbetej një shkollë me orientim të theksuar politik. Tashmë që shumë probleme të zhvillimit në gjerësi ishin futur në rrugën e zgjidhjes, do të tërhiqte vëmendjen në punimet e tij, Kongresi i V-të i PPSH në nëntorin e vitit 1966, “krijohen mundësi për t’u thelluar më shumë në forcimin e cilësisë dhe të përmbajtjes komuniste të gjithë punës arsimore e kulturale”. Nga kjo pikëpamje, sipas konceptit të partisë-shtet, në kushtet e reja ishte më se “e domosdoshme të bëhej revolucionarizimi mëtejshëm i arsimit dhe i shkollës” që presupozonte një proces gjithëpërfshirës të përqendruar në ndryshime të rëndësishme “në vetë sistemin arsimor, brendinë e punës mësimore edukative si dhe metodat e mësimit dhe të edukimit”.

Article Details

How to Cite
Kambo, Eriketa. 2023. “NDRYSHIMET NË SISTEMIN ARSIMOR SHQIPTAR NË PRAG TË ‘REVOLUCIONARIZIMIT TË SHKOLLËS’ (1966-1968)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/437.

How to Cite

Kambo, Eriketa. 2023. “NDRYSHIMET NË SISTEMIN ARSIMOR SHQIPTAR NË PRAG TË ‘REVOLUCIONARIZIMIT TË SHKOLLËS’ (1966-1968)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/437.

Share