Main Article Content

Abstrakti

Duke filluar nga mesi i viteve ’60, në shkollën shqiptare u iniciua një
reformë e re. I gjithë sistemi arsimor iu nënshtrua ndryshimeve të
rëndësishme, ku pjesa më e qenësishme lidhej me përmbajtjen, gjë që i
dha edhe ngjyrimin periudhës. Krahasuar me reformat e mëparshme, ajo
do të ishte një vazhdim i mëtejshëm i tyre. E reja konsistonte në
strategjitë e hartuara nga shteti totalitar, që bëhen më agresive dhe më të
vendosura për të thelluar karakterin socialist të shkollës. Parë nga ky
këndvështrim “ndryshimet” marrin karakter gjithëpërfshirës, duke prekur
çdo qelizë të procesit mësimor-edukativ, i cili iu nënshtrua një
“rishikimi” të plotë nga prizmi i filozofisë marksiste-leniniste.

Article Details

How to Cite
Kambo, Eriketa. 2023. “SHKOLLA SHQIPTARE NË FILLIMET E ‘REVOLUCIONARIZIMIT’ (1966-1967)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/5nmtg029.

How to Cite

Kambo, Eriketa. 2023. “SHKOLLA SHQIPTARE NË FILLIMET E ‘REVOLUCIONARIZIMIT’ (1966-1967)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/5nmtg029.

Share