Main Article Content

Abstrakti

Vitet 1966-1970, përfaqësojnë periudhën gjatë të cilës u iniciua
“Reforma e re” për “revolucionarizimin e shkollës”, e cila la aq shumë
pasoja në ecurinë e mëtejshme të të gjithë sistemit të edukimit shqiptar.
Mishërimi i plotë i ideologjisë marksiste-leniniste në gjithë
veprimtarinë mësimore-edukative të shkollës dhe brenda këtij kuadri,
pasqyrimi në dokumentacionin e saj, do të rishfaqej si një nga problemet
komplekse pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të garantohej ecuria e
“reformës” së re. Nisur nga kjo optikë, zhvillimet në këtë drejtim u
vlerësuan si “një nga punët më serioze” dhe fushë e rëndësishme ku
konkretizohej “politika e PPSH”, qëllimi dhe programi i saj”.
“Programet, - do të tërhiqte vëmendjen E.Hoxha, - kanë rëndësi
vendimtare për shkollat e çdo kategorie. Për çdo lloj shkolle që do të
përcaktohet duhet të bëhen programe të diferencuara dhe të rishikohen
ose të hartohen tekstet përkatëse”.

Article Details

How to Cite
Kambo, Eriketa. 2023. “TENDENCIOZITETI IDEOLOGJIK MARKSIST-LENINIST I SHKOLLËS SHQIPTARE (1966-1970)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/420.

How to Cite

Kambo, Eriketa. 2023. “TENDENCIOZITETI IDEOLOGJIK MARKSIST-LENINIST I SHKOLLËS SHQIPTARE (1966-1970)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/420.

Share