Main Article Content
Abstrakti
Ndryshimet që shkolla shqiptare përjetoi në fillimin e viteve ‘60, me zbatimin e reformës për riorganizimin e arsimit, ishin përcaktuese edhe për ecurinë e problemeve të kuadrit. E përbashkët për të gjithë periudhën mbetet ndjekja e të njëjtave politika të mëparshme, që nuk gjeneruan përmbysje. Bëhet fjalë për zhvillime brenda të njëjtit sistem politik, të diktuara nga nevoja e konsolidimit të tij.
Në vijimësi, PPSH ndërmori masa të shumta për sigurimin e një numri të mjaftueshëm mësuesish të kualifikuar dhe të përgatitur profesionalisht dhe sidomos, të formësuar si “misionarë” të edukimit komunist të gjeneratave të reja. Këto mbetën dy nga drejtimet themelore të politikës zyrtare shqiptare, deri në rënien e plotë të sistemit në vitet ‘90. Parë nga ky këndvështrim duket i drejtë konstatimi i John J.Thomas dhe studiuesve të tjerë perëndimorë në fokusin e interesave të të cilëve janë probleme të sistemit të edukimit në Shqipëri, që mësuesi shihej nga udhëheqja komuniste e vendit “si faktor i rëndësishëm për ndikimin dhe edukimin e nxënësve ... përgjegjës për zhvillimin e procesit mësimor dhe futjen në këtë proces të ideologjisë komuniste”.
Analiza e këtij procesi në caqet e një artikulli, ku mundësitë për të rrokur gjithë problematikën janë të limituara, na detyron të fokusohemi vetëm në trajtimin e zhvillimeve më kryesore në fushën e përgatitjes dhe atë të kualifikimit të mësuesve.
