Main Article Content
Abstrakti
Tregtia pati një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik, demografinë
dhe urbanizimin e qyteteve shqiptare. Ndërmjetësimi në tregti kishte
një rëndësi të veçantë për venecianët. Një rol parësor për zgjerimin e
saj luajtën tregtarët e besimit ortodoks nga Janina, Arta, Pogoni,
Voskopoja etj., të cilët u vendosën në Venecia pranë vëllazërisë
Scuola dei Greci nga fundi i shek. XV dhe mesi i shek. XVI. Nga këto
qytete, tregtarët shqiptarë formuan disa ngulime në Bullgari, ndër të
cilat Arvanitochori i Tarnovos dhe Arbanasi i Razgradit, nga ku
emigruan në principatat rumune dhe arritën postet më të larta me
Vasil Lup dhe Stefan Koçin, Gjergj dhe Gregor I Gjika, paraardhësit
e Dora d’Istrias, Gjergj dhe Konstantin Dukën etj., të cilët kishin
raporte tregtare me Venecien me anë të korrespondentëve tregtarë.
Edhe dragomanët shqiptarë, si Bartolomeo Bruti dhe nipat e tij që i
përkisnin familjes Boriçi (Borisi), patën një peshë të madhe në
raportet e Venecies me Stambollin dhe principatat rumune. Pas
hapjes së konsullatës veneciane dhe konsullatave të tjera të huaja në
Durrës në çerekun e parë të shek. XVII, ku konvergonte tregtia
ndërballkanike, disa nga këta tregtarë u vendosën në këtë qytet e
mbajtën poste drejtuese pranë konsullatave dhe më pas një pjesë prej
tyre e vazhduan
