Main Article Content

Abstrakti

Artikulli trajton Kuvendin e Arbrit që u mbajt më 1703 dhe kontributin e Papës me origjinë shqiptare Klementi XI - Albani (1700-1721) dhe Vinçenc Zmajeviqit për organizimin e tij dhe miratimin e dekreteve për Kishën Katolike Shqiptare e çështjen kombëtare të përhapjes së dritës së dijes dhe gjuhës e kulturës shqiptare me anë të shkollave. Botimi i dekreteve të Kuvendit të Arbrit në shqip më 1706, shërbeu si baza e së drejtës kishtare dhe si një nga tekstet e para të shqipes së bashku me gramatikën e parë shqipe për arsimimin në kolegje. Rizgjimi kulturor që i parapriu Rilindjes Kombëtare, i nisur nga Papë Klementi XI, vazhdoi me Papë Klementin XII, Corsini (1730-1740), i cili hapi Kolegjin arbëresh të San Benedetto Ullanos në Kozencë dhe të Palermos në Sicili dhe Benedikti XIV (1740-1758) i cili rikonfirmoi këto dekrete.

Article Details

How to Cite
Saraçi, Alvin. 2024. “FEJA DHE ATDHEU NË KUVENDIN E ARBRIT: KONTRIBUTI I PAPË KLEMENTIT XI, PROPAGANDËS FIDE DHE VINÇENC ZMAJEVIQIT”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/ex6s8z20.

Share