Main Article Content

Abstrakti

Pas mbylljes së misionit diplomatik amerikan dhe largimit të tij nga Shqipëria në shtator 1939, në arenën ndërkombëtare ndodhën ngjarje të tjera të mëdha. SHBA ndonëse e dënuan sulmin e Gjermanisë mbi Poloninë nuk u përfshinë në luftën që sapo filloi. Në fjalimin e tij në radio, më 3 shtator 1939, presidenti i SHBA-ve, Franklin Delano Roosevelt shpalli: “Asnjë burrë apo grua të mos flasë në mënyrë të pamenduar apo të rreme për Amerikën për të dërguar ushtritë e saj në fushat evropiane”. Fjalimi i tij respektonte një sërë aktesh legjislative të Neutralitetit, të ndërmarra me iniciativën e Kongresit që nga viti 1935, të cilat kishin si synim ta mbanin kombin larg luftërave të huaja. Ndërkohë, Gjermania në pranverën e vitit 1940, pushtoi Belgjikën dhe Holandën, ndërsa Italia e Musolinit u solidarizua me Hitlerin, duke dhënë shenja të qarta se edhe ajo do të hynte së shpejti në luftë përkrah tij.

Article Details

How to Cite
Kaba, Hamit. 2023. “POLITIKA AMERIKANE NDAJ TË ARDHMES SË SHQIPËRISË (1941-1942)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/ag9qpa17.

How to Cite

Kaba, Hamit. 2023. “POLITIKA AMERIKANE NDAJ TË ARDHMES SË SHQIPËRISË (1941-1942)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/ag9qpa17.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>