Main Article Content

Abstrakti

Nga Revolucioni Xhonturk i 3 korrikut 1908, i finalizuar me shpalljen e Kushtetutës të Perandorisë Osmane në Stamboll më 23-24 korrik dhe deri në çeljen e punimeve të Kongresit të Dibrës, të 23-29 korrikut 1909, kishte kaluar plot një vit. Gjatë kësaj kohe situata politike në trevat shqiptare, brenda kufijve të Perandorisë dhe më gjerë, kishte pësuar zhvillime e kthesa mjaft të rëndësishme. Zgjedhjet parlamentare të shpallura me ligjin elektoral, të 15 shtatorit 1908, të zhvilluara në nëntor dhe të finalizuara më 17 dhjetor me hapjen e punimeve të parlamentit, ndonëse shënuan një hap përpara krahasuar me periudhën e absolutizmit hamidian, përsëri ishin të disfavorshme për kombësitë që popullonin Perandorinë dhe për shtresa të ndryshme të popullsisë së saj, si p.sh. për çifçinjtë etj. Dhuna shtetërore për të imponuar kandidatët e Komitetit xhonturk "Bashkim e Përparim", që kushtëzoi orientimin politik të shumicës së 26 deputetëve të dalë nga viset shqiptare, si edhe politika zyrtare e mohimit të çdo kombësie jo turke për hir të "osmanizmit', shkaktuan kudo pakënaqësi.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2023. “INFORMACIONE DHE OPINIONE TË DIPLOMATËVE AUSTRO-HUNGAREZË PËR KONGRESIN E DIBRËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/159.

How to Cite

Verli, Marenglen. 2023. “INFORMACIONE DHE OPINIONE TË DIPLOMATËVE AUSTRO-HUNGAREZË PËR KONGRESIN E DIBRËS”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/159.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 5 6 > >>