Main Article Content
Abstrakti
Artikulli synon të japë një vështrim të përgjithshëm rreth organizatës
politike “Krahu Kombëtar” (Klika), e cila ishte mjaft aktive gjatë
viteve 1920, si dhe të paraqesë kontributin e drejtuesve të saj për
organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe në ringritjen e strukturës së
shtetit shqiptar në fillim të viteve 1920. Autori përpiqet të hedhë dritë
në lidhje me qëllimin dhe kohën e formimit të saj; të trajtojë modelin
e kësaj organizate, programin politik si dhe mënyrën e organizimit e
të funksionimit të saj. Në artikull pasqyrohen emrat e drejtuesve të
parë të saj si dhe arsyet e angazhimit të Ahmet Zogut në këtë
organizatë politike në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Aty
trajtohen shkaqet dhe rrethanat që çuan në ftohjen e marrëdhënieve
të “Klikës” me Ahmet Zogun, duke nisur nga pranvera e vitit 1923, si
dhe rrethanat e largimit të Ahmet Zogut nga “Klika” në fillim të
zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese të Shqipërisë.
