Main Article Content
Abstrakti
Një prej qëllimeve të projektit FWF, “Albanologjia austro-hungareze
1867–1918 – një rast i imperializmit kulturor?”, në Institutin e Historisë,
dega e Historisë dhe Antropologjisë së Europës Juglindore, Universiteti i
Graz-it, ishte pikërisht rindërtimi i fushës “politike”, si bashkëpjesëmarrëse
në marrëdhëniet austro-hungareze-shqiptare, duke aplikuar
për këtë qëllim konceptet kyçe “illusio”, “doxa” dhe “kapitale”, të
huazuara nga prakseologjia e Pierre Bourdieu-s. Në monografinë e
titulluar paraprakisht “Albanologjia austro-hungareze 1867–1918. Shkenca
midis politikës dhe ushtrisë”, që do të botohet si rezultat i këtij projekti
kërkimor, emërtohen ndër të tjera aktorët individualë dhe kolektivë të fushës
politike, duke analizuar qëndrimet dhe motivet e tyre.
