Main Article Content
Abstrakti
Ky artikull është një prej rezultateve të projektit “Albanologjia
austro-hungareze 1867-1918 - një rast i imperializmit kulturor?”, të kryer
përgjatë viteve 2014-2017 në Institutin e Historisë, dega e Historisë dhe
Antropologjisë së Europës Juglindore, të Universitetit të Gracit në Austri.1
Fryt i këtij projekti është botimi i monografisë me titull “Wissenschaft im
Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische
Albanologie 1867-1918”2 (“Shkenca në fushën e tensionit mes politikës
dhe ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918”), në të cilën për
herë të parë paraqiten të gjithë aktorët individualë dhe kolektivë të katër
fushave relevante - albanologji, politikë, ushtri dhe austrofilë shqiptarë,
analizohen qëndrimet dhe motivet e tyre, duke aplikuar për këtë qëllim
konceptet kyçe të teorisë së fushës të Pierre Bourdieu-s, të gjitha këto në
kuadrin e marrëdhënieve të Austro-Hungarisë me shqiptarët dhe
Shqipërinë.
