Main Article Content
Abstrakti
Më 23 janar 1916, trupat e korpusit XIX të ushtrisë austrohungareze
hynë në Shkodër dhe katër ditë më pas morën në zotërim
Durrësin, pasi dëbuan prej andej trupat italiane. Shpejt, ushtria pushtoi
dy të tretat e Shqipërisë deri në lumin Vjosë dhe i zotëroi këto territore
deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Me anë të një shpalljeje,
pushtuesit austro-hungarezë deklaruan se nuk kishin ardhur si armiq, por
si miq dhe se, do të mbronin njësoj si të krishterët ashtu edhe
myslimanët. Gjatë kohës së okupacionit me mijëra shqiptarë luftonin në
çeta dhe formacione vullnetarësh të rregullt në ndihmë të ushtrisë austrohungareze.
Shkodra ishte selia e administrimit ushtarak, d.m.th. e
komandës së korpusit XIX dhe e këshillit civil administrativ. Komisari
civil dhe konsulli i Përgjithshëm, August Kral ishte kryetari i këshillit
civil administrativ dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme në
administrimin ushtarak.
